Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez.
Por zyrtarët thonë se ata ende po shqyrtojnë nëse shpërthimi, i cili filloi në Kinë, u shkaktua nga kontakti njerëzor me kafshët apo nëse u përhap si rezultat i ndonjë aksidenti shkencor.
Komuniteti amerikan i inteligjencës “pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor që virusi COVID-19 nuk është prodhuar nga njeriu dhe as është diçka e modifikuar gjenetikisht,” tha të enjten zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në një deklaratë publike, diçka e rrallë kjo kur është fjala për një çështje që vazhdon të hetohet.
“Siç bëjmë në të gjitha krizat, ekspertët e komunitetit të inteligjencës veprojnë duke rritur ndjeshëm burimet dhe duke nxjerrë të dhëna me rëndësi kritike mbi çështje jetike për sigurinë kombëtare të SHBA,” thuhet në deklaratë.
“Komuniteti i inteligjencës do të vazhdojë të shqyrtojë me rreptësi informacionin dhe të dhënat në zhvillim për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara apo nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator të Wuhanit,” thuhet aty.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një hetim më të plotë mbi origjinën e COVID-19. Presidenti Donald Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Të mërkurën, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai kishte parë disa prej gjetjeve në hetimin e bërë nga komuniteti i inteligjencës.
“Hetimi është duke ardhur dhe mua po më sjellin pjesë të tij. Ne nuk jemi aspak të kënaqur… Jemi deri tani kontribuesi më i madh i OBSH-së, i shëndetit botëror dhe ata nuk na treguan të vërtetën,” tha ai.
“Tani për tani, ata me plot gojën një zëdhënës i Kinës. Kështu e shoh unë,” shtoi zoti Trump.
Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vuri në dyshim transparencën e Kinës, dhe la të kuptohet se Pekini mund të jetë duke vazhduar ta vërë botën në rrezik.
“Ne nuk e dimë saktësisht se nga lindi ky virus. Ka shumë laboratorë që po vazhdojnë të kryejnë punë,” tha ai. “Ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në nivelet e duhura të sigurisë për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri.”
Thëniet se virusi COVID-19 është krijuar në një laborator kinez, ose ka shpëtuar nga një laborator, vazhdojnë prej javësh. Po ashtu edhe teoritë e tjera, shumë prej të cilave janë diskredituar si thashetheme ose si pjesë e fushatave dezinformuese.
Por deklarata e së enjtes nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tregon me sa duket se zyrtarët amerikanë të inteligjencës kanë arritur ta kuptojnë më mirë origjinën e pandemisë.
Dy javë më parë, një zyrtar amerikan i inteligjencës i tha Zërit të Amerikës se agjencitë ishin “duke ndjekur në mënyrë aktive dhe të fuqishme çdo informacion”, por komuniteti i inteligjencës “nuk kishte arritur në një mendim të vetëm për ndonjë teori të caktuar.”
jeni bere me keq se daily mail, pacavure. asnje burim ne artikull.
Akujt filluan te shkrijne , bashke me ta do ike dhe ky virusi me sa duket .
Po pse atehere kinezet e fshehen ne fillim lajmin?
Nese nuk eshte i modifikuar, perse nuk informuan boten per kete, por bene te kunderten.. Ben cmos te fshihnin virusin. Dhe tani qe flasim, ata nuk thone te verteten…
Q!fsha gazetarin. Shkruan ,shkruan dhe ne fund nuk thot asgje. Kush e ka shkruajtur Kujtim Gjuzi?
Sigurisht qe keshtu do te thone, pasi biznesi i madh ka shume interesa ne Kine. Imagjinoni sikur e tere bota te bojkotoje mallrat e prodhuara ne Kine. Bashke me ekonomine kineze qe do shkonte per lesh, bizneset e medha Amerikane dhe ato Europiane do humbisnin miljarda duke u detyruar te prodhonin me kosto me te larte ne vendet e tyre.
1)Shkencetari japones qe ka punuar 4 vjet ne ate laborator ,mendon se virusi eshte prodhuar atje ,other way nuk do te perballonte cdo temperature.
2)Kur ai ju telefonon ish shokeve:asnje nuk pergjigjet,
Ka shume te ngjare ti kene zhdukur.
Asgje nukmora vesh! edhe nuk eshte krijuar ne labarator edhe mund te jete aksident i ndonje labaratori kinez??? hajde rrumpalla hajde,mos shkruani budallalleqe ne titull pet te terhequr klikime se u del boja.
U hodh nga ata qe na krijuan te provojne se cfare fare mbijeton . Do hedhin prap ne fundin e vjeshtes dhe fillimin e dimrit per te dal ne konkluzjonin se cdo te bejne per faren e re ne toke .Te lumtur do te jene ata qe do ti rezistojne eksperimenteve qe bene krijuesi i jone . Te gjithe keta qe kane folur deri me sot per kete virus ja kane futur pordes . Nuk kane dijeni dhe aftesi te zbulojne se cfare po ndodh me njerezimin.Harrojne qe bota eshte helmuar nga sjelljet ekspansjoniste te bosve te saj .Ne fazen e dyte goditja do te jete edhe me e fuqishme per super klasen qe sundon .