Altin Ndoci, rrugët e kokainës nga Holanda në Spanjë dhe deri tek atentati në Durrës

1 Maj 2020, 22:17Politika TEMA

Nuk e kishte menduar se do të binte në pranga kaq shpejt nga kryerja e krimit të rëndë të vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Altin Ndoci është tashmë personi që ka përgatitur deri në detaje atentatin mafioz ndaj tyre, sigurisht edhe me bashkëpunëtorë, njëri prej të cilëve mesa duket e ka tradhëtuar, sepse ka pranuar të bashkëpunojë dhe të përfitojnë statusin e të penduarit.

Por, kush është Altin Ndoci. Policia e ka pasur të thjeshtë të bjerë në gjurmët e identifikimit të tij si autor, për shkak të së kalurës. Ndoci është një emër në lista krimi jashtë Shqipërisë. I përfshirë në një trafik droge të llojit kokainë që nga Holanda e deri në Spanjë.

Burimet policore thonë se përpara përfshirjes në organizatat kriminale të trafikut ka kryer krime të rëndomta, si vjedhje, apo plaçkitje banesash. Të gjitha këto për të siguruar të ardhura që do mundësonin më pas përfshirjen në grupe të trafikut.

Të njëjtat burime se njëri nga të arrestuarit Altin Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Tashmë Altin Ndoci po verifikohet nga policia për pozicionin e tij në këtë ngjarje, ku grabitja dështoi vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Fierit.

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku 20 vjeç ndërsa shoku i Altin Ndocit, Arben Muço, u plagos dhe u arrestua më pas nga policia. Personat e tjerë që ishin me ta atë natë Marsi 2018 u largua me shpejtësi, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia.

7 komente në “Altin Ndoci, rrugët e kokainës nga Holanda në Spanjë dhe deri tek atentati në Durrës”

  1. Timi says:

    Qijani ate kurven tani…anti KÇK ti sekuestroje edhe breket ketij vrasesi! ….

  2. Ali Pasha says:

    Duket vetem nga fytyra qe eshte kriminel…e ka dhene zoti gjarper….dhe gjarperi duhet vrare qe te mos vrasë…ne fakt ne kete rast gjarperinjet hengren koken e njeri-tjetrit…te njejten gje do te bejne dhe gjarperinjet e tjere, eshte vetem çeshtje kohe por ishallah nuk marin njerze te pafajshem ne qafe…

  3. Mali says:

    Veproni sa me shpejt se na behen deputet pastaj!

  4. Trotski says:

    Respekte Policise se Shtetit..Po mos i lini Gjalle keta Kriminele ,qe nuk e kane per Gje te bejne ca Burg.

  5. Lani says:

    Soji i këtij nuk mund të shuhet siç dëshirojmë të gjithë. Këtë vjedhës e pastaj vrasës e ka pjellë dhe vazhdon ta ushqejë familja e tij e vogël bashkë me shoqërinë tonë shqiptare. Fillon me familjen me siguri problematike të tij që ndoshta s’e ushqente dot dhe ai iu fut vjedhjes për të mbijetuar. Kur u rrit iu shtuan edhe nevojat që nuk ia përmbushte dot hajdutllëku. Ato makinat lluksoze dhe femrat seksi që zënë kohën më të madhe në televizionet tona nuk i arrin dot pa pasur lekë të madh e këtë lek ta siguron ndoshta trafiku i drogës që të çon deri te vrasjet e burgu. Shkurt ky është fati i këtij soji djemsh që nuk janë të pakët e që mund të pakësohen vetëm nqs shoqëria shqiptare do të ndryshojë mënyrën e jetesës.

    1. Raul says:

      Koken ne gijotine ketij krokidili cfare prisni, apo doni te beje ndonje masaker tjeter. Se mos ja leni per gjykim gjyqtarit Osman Aliu nga Durresi me kurs tremujor plepash se ne kembim te 5000 eurove ai e liron ne sallen e gjyqit.

  6. Cuni selmonit says:

    O timo ky zhulsi as breke nuk ka, nuk kan ca me i mor ketije morraxhiu, keto jane ato zhulsat qe shofin shum filma, ai tjetri 22 vjec mer pjese ne vrasje, keto dun ti shkrish me gjith familje se te tille edukat i kane dhone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje