“Jemi frikacakë”, Luçiano Moxhi: Ja cilin shtet duhet të marrim shembull

1 Maj 2020, 20:11Sport TEMA

“Sipas meje, në vend të Koronavirusit, marsianët kanë pushtuar trurin e njerëzve”.

Gjithnjë i drejtpërdrejtë Luçiano Moxhi, ish-drejtuesi i Juves për situatën e paprecedentë të bllokimit që ka krijuar pandemia në Itali:

“Futbolli është një biznes i rëndësishëm, punëson shumë njerëz dhe paguan shumë taksa dhe ti do ta shkatërrosh.

Nëse e ndalon kampionatin sot, shumë skuadra do t’i drejtohen gjykatës.

Për shembull Roma, që është 3 pikë larg Champions-it apo ekipet që do të bien. E vërteta është se nuk kemi njerëzit e duhur në krye.

Duhet ndjekur shembulli i Gjermanisë, duhen njerëz që s’kanë frikë. Atje protokolli thotë se kush sëmuret, nuk i zbulohet emri, por izolohet dhe shkohet përpara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje