Kampionati nuk nis, Bundesliga gjermane shtyhet deri më 16 maj

1 Maj 2020, 13:09Sport TEMA

Gjermania shtyu vendimin rreth rinisjes së futbollit.

Në mbledhjen e zhvilluar ndërmjet kancelares Angela Merkel me 16 ministrat e sportit, tema e rifillimit të Bundesligës u shty për një moment të mëvonshëm.

Ndërsa kampionati, i cili është një prej më të fortëve në Europë, pritej të kthehej në fushë më 9 maj, qeveria vendosi që të diskutojë për këtë temë vetëm në datën 6.

Kjo është arsyeja përse futbolli në Gjermani nuk do të mund të rinisë përpara datës 16 maj, ashtu siç u shpjegua nga këshilltarët e kancelares Merkel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje