Toti nuk i kursen lëvdatat për kundërshtarin: Komplimente Lacios, Inzagit dhe një drejtori si Tare

1 Maj 2020, 14:05Sport TEMA

I ka pasur rivalët më të ashpër gjatë gjithë karrierës së tij, mirëpo tashmë që është tërhqur nga futbolli, edhe rivalitetit mund të shihet nga një tjetër kënd.

Bëhet fjalë për Françesko Totin, i cili ashtu si një pjesë e madhe e opinionit në Itali, nuk mund të mos i bënte lëvdata Lacios për sezonin që ka zhvilluar deri më tani.

Ish-sulmuesi ka përmendur Inzagin por ka nënvizuar edhe Igli Taren që e konsideron një drrejtor sportiv të madh.

“Po bëjnë një kampionat që askush nuk e priste. Duhet të bëjmë një duartrokitje trajnerit Inzagit dhe të gjithë skuadrës. Sportiviteti vjen para së gjithash.

Më pas janë tre apo katër lojtarë që bëjnë diferencën ashtu si dhe Tare që është një drejtor sportiv i madh”, u shpreh Toti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje