Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, ka zbuluar se kishte një klauzolë të çmendur me Flamengon. Braziliani u rikthye në shtëpi në vitin 2011 pas aventurës me Milanin. Karakteri i tij ishte shumë i luhatshım dhe nuk ishte i përqëndruar krejtësisht në futboll.
Ronaldinho kishte në kontratë një klauzolë që e lejonte të dilte dy netë në javë në diskoteka. Një tekë që ishte pranuar dhe nga klubi brazilian si e si për të bindur futbollistin që të kthehej në Brazil.
BeIN Sport shkruan se Ronaldinho ia kishte bërë të qartë klubit se nuk do të kishte marrëveshje nëse nuk pranohej një kusht i tillë. Braziliani shënoi 19 gola dhe dhuroi 13 asiste në një vit që kaloi te brazilianët.