DETAJET e Prokurorisë për atentatin e Durrësit: Drejt makinës u derdhën 55 plumba, 38 kapën trupat e vëllezërve Haxhia

2 Maj 2020, 11:47Kronika TEMA
DETAJET e Prokurorisë për atentatin e Durrësit: Drejt

Vellezerit Haxhia

Plot 55 plumba janë derdhur drejt makinës ku ishin dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndërkohë nga kqyrja e kufomave ka rezultuar se në trupin e tyre janë konstatuar dëmtime në trup e në kokë të shkaktuara me armë zjarri.

Në dokumentin e prokurorisë thuhet: “Tek viktima Besmir Haxhia janë konstatuar 20 dëmtime në pjesën e kokës si dhe gjendur në trup një predhë arme zjarri. 

Ndërsa tek viktima Viktor Haxhia janëkonstatuar 18 dëmtime, në qafë dhe në kokë, ku janë gjetur dhe 2 predha me armë zjarri, tre pjesë këmishe predhe arme zjarri”

Pasditen e 27 prillit dy vëllezërit po lëviznin me makinën Golf 6 me targë AA 716 Z. Besmiri ishte në kahun e shoferit ndërsa Viktori në sediljen e parë të makinës

“Gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre tek tregu i makinave autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe më pas parakaluar me një automjet të tyre dhe i kanë qëllur me armë zjarri automatike”

Si u gjet makina e krimit- Rreth orës 16: 3 kamerat kanë filmuar një automjet që largohej në drejtim të mbikalimit, Ura – Austradë  Nish/ Tulla Shkozet i cili dyshohet se ka qenë i autorëve. Më pas në rrugë operative është bërë e mundur gjetja e automjetit të krimit.

Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. 

Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”.

Klevis Alla dhe Altin Ndoci janë arrestuar me urdhër ndalimi të prokurorisë si autorë të dyshuar që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e viktimave.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese e municione”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje