Ilir Beqaj argumenton pse duhet të ulen rrogat dhe pensionet

2 Maj 2020, 20:49Politika TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i qëndron idesë për ulje rrogash e pensionesh. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Beqaj komentoi propozimin që ngjalli reagime të shumta.

Sa i përket rrogave, ish-ministri thotë se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit, duke shtuar se duhet të kishte një pagë të barabartë për të gjithë.

“Unë e filloj më ‘barrën duhet ta përballojmë të gjithë’ dhe e mbyll ‘këto ishin disa ide dhe ejani t’i pasurojmë idetë’. Dy prej tyre janë propozime për zgjidhje afatgjatë, nëse do na ndodhin pas X vitesh të jemi të përgatitur. Jemi në situatën ku një pjesë e të punësuarve nuk po punojnë dot, jo për faj të tyre, por sepse për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të sheshuar kurbën rrimë në shtëpi.

Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, vijoi më tej Beqaj, duke mos lëshuar nga ideja e tij se të gjithëve mund t’i prekej paga në administratë, përfshi edhe mësuesit.

“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin diçka më shumë se minimumi”, theksoi më tej ish-ministri Beqaj.

Sa i takon çështjes së shumëdebatuar të pensioneve, Beqaj thotë se propozimi i tij prek kryesisht pensionin suplementar.

“Ne kemi marrë një vendim si shoqëri, që një grupi të caktuar njerëzish ua shprehim një lloj mirënjohje duke i dhënë edhe një shpërblim më shumë. Unë mendoj se në këtë situatë, kjo ‘mirënjohje’ të mos vazhdojë të jetë 100 %, por të jetë 75%. Personat në fjalë të mos marrin 900 mijë lekë apo 840 mijë që merr njëri dhe tjetra, por të marrin 670 dhe 630, që këto para t’i çojmë te këta që po paguhen në minimum”, sqaroi ai.

27 komente në “Ilir Beqaj argumenton pse duhet të ulen rrogat dhe pensionet”

  1. IDJOTE E PASKRUPULL says:

    o Beqo:MERRNI si Shembull Modelin Gjerman…more vesh:Te gjithe ata qe Punojne me Kohe te Plote Paguhe me 60% te Rroges Netto..
    po nuk Ulin Pensjonin, e Njerezve…”Mish me dy sy”…ect

    1. ben says:

      Koncesionet mos te preken!
      Bankave duhet tua paguash kredine!
      Dritat dhe ujin duhet ta paguash!
      Vetem se duhet te ulen rrogat dhe pensionet.
      Dmth ky by….ri bashke me oligarket mos te cenohet ne asgje, duhet te paguaje bagetia per ta.
      O legen
      Po rrogat e mira kazhanit, gruas se alban dudushit, gruas se erion veliajt, asaj sorosianes se mjaftit e te tjera duhet te vazhdojne ? Se nuk kane shkelur ligjin?????
      Propozo ndonje ligj qe te peshtyni cdo memgjes rilindasit ne surat dhe bagetia do kenaqet me shume.

    2. Liria e fjalës says:

      Çfarë faji ka Beqaj që ti nuk di çfarë është pensioni suplementar, etj etj. por ti ke të drejtë sepse jemi në demokraci ku edhe injoranti mund të debatojë për çdo problem, madje edhe për mënyrën se si mund të rimëkëmbet ekonomia botërore pas pandemisë

  2. Nje qytetar I kohes se Ilirit says:

    I jati I tij Hamit Beqja kur shkroi librin e tij ” Me Rinine dhe per Rinine ” – tha ne fund.
    Ky liber eshte per femijet e botes jo per femijet e mi.
    Dhe paska pasur te drejte si çdo prind qe njeh djalin e tij.

  3. Kiço says:

    Po ai qe punon ne shtet dhe paguan gjysmen e rroges kredi dhe ai ne privat nuk ka kredi si i behet ? Ai i privatit duhet ti jape ketij te shtetit apo jo z. Beqja?

  4. vang says:

    THASHE se do vinit dore tek pensionet tona te mjera 140– 160 mije leke te vjetra.RROGAT MILONSHE ulini po deshet dhe jo kaq diference ne pensione midis kategorive te ndryshme.

  5. Vezhguesi says:

    Po te kisha leket e tua nuk nuk do kerkoja nga shteti asnje gje.Ri urte BEQO se pensionistet edin se cfare po heqin,jane te paret qe paguajne cdo detyrim ndaj shtetit.Raca politike ka dhjame dhe le ta shkrije ne kohe pandemie Jeni bere te gjithe politikanet si puna kerpushave qe ikane hipur mbi qafe popullit dhe po i pine gjakun.

    1. Metiu says:

      Po nata që ke bërë zv ministre transporti.. gruaja e vellait, valle cfare memdon.?

  6. Jon says:

    z.Beqaj spo merresh vesh cpo thua. E para duhet te ndash sektoret. 1) Kush ka pasur mundesi te punoje dhe 2) Kush nuk ka pasur mundesi te punoje. Keta qe kane pasur mundesi te punojne jane dy grupe, pune ne zyre apo ndermarrje dhe pune nga shtepia. Pavaresisht se nga ku punon, ky grup duhet te marre pagese si normalisht. Pse ky grup duhet te punoje dhe te marre 90%? Ne fund te fundit edhe pagesa per grupin e dyte qe ka humbur punen, nga puna e grupit te pare del, sepse nga ju politikanet asnje ska shitur vilen dhe te kontribuoje. Pra grupi qe ka punuar dhe punon ka paguar per Pensione, Drita e vjedhura, Kompesimet per Ish-Pronaret qe u jane zene tokat, Per Shtepite Sociale qe moren ata qe futen leke ne firma Piramidale etc. Prandaj kur te dalesh me propozim mendje me thelle, se eshte shume kollaj ti besh llogarite nga fuoristrada.

    1. Benjamini says:

      More Beqo!
      Sic ke surratin ashtu paske dhe zemren. Surrati jot eshte me i peshtirosuri mor hajdut i ndyre. Po si more legen kerkon te vesh dore tek pensionet qofshin edhe ato suplementare. Te
      Gjith pensionistat kane kontribuar vete sipas kategorive dhe veshtiresive te punes qe kane kryer dhe nuk i marin gje askujt. Ti pleher po te ishe kaq i ndjeshem per pagat e uleta shkurtoni pagat dhe te gjitha shpenzimet abuzive te deputeteve, ministrave, bankierave e te gjith miljonereve e hajduteve te tjere si puna jote. O z. Beqir pensionistat kane kontribuar per kete pension qe marrin dhe marrin kontributin e derdhur nga djetsa e tyre. Kurse ti dhe gjith buxhetoret e tjere po hani dhe po vidhni nga kontributet dhe taksat e sferes prodhuese. Prandaj nuk ke asnje te drejte morale te kerkosh nderhyrjen tek pensionet e asnje kategorie. Tek sfera jo prodhuese qe eshte bere barra me e rende e ketij populli mund te besh studime, por tek pensionet kurren e kurres o shkencetar i hajduterise.

  7. Popull says:

    O beqe po mos u bej me katolik se papa. Ti thua te trajtosh te barabarte mesuesit e sektorit publik me ate privat. Po nje pyetje: pagen ne kushte normale e kane te barabarte?? Pastaj kur te dhemb kaq shume shpirti, faleni ju rrogen tuaj komplet, hiqni dore nga pagesat per mbledhjet ne komisione parlamentare, hiqni leket e dietave, per karburant dhe telefona qe shkojne sa nje page plus, hiqni pagesen per pensionin e deputetitt pas lenies se mandatit. Apo keto ju dhimbsen se jane tuajat

    1. Futja kot says:

      A ja vlen te meresh me pleqte, kur vlera mesatare e pensionit ne shqiperi nuk i kalon 100 euro? Si ne komunizem, kur per te ushqyer qytetin, i shterngonin rripin fshatarit. Nuk i lejonin as toke, as bageti e as pula. Ky pension nuk del per ilace, leri ushqimet, uji, drita etj

  8. Kaonia says:

    Ore po qenke rop qire i madh ti,po ti o legen dhe kur ishe ishe minister futeshe qe ne oren 12 ne shtepi e nuk dilje me,te ishe dhe ndonje tip bredharaku qe i prishje leket ta benim hallall po ti i mban nen jastek .Mos u kruaj me rrogat e pensionet ti plere qe ben si teoricien i madh ,hajdut me keto tipare sulmusi ska pare ekipi basketbollit qe nga kohet e para …..

  9. Atdheu says:

    Pirdh Beqaj pirth se lirohesh. Perse dikush merr page minimale duhet tju ulet rroga dhe te tjereve? Por te lutem leri pensionistet rehat. Mos u ngateroni me ata.

  10. seit says:

    Ne, me mire te investonim ne ngritjen e nje sistemi gjyqesor qe te benim nje gjykim te drejte per kete horrin dhe tia nxirnim leket qe ka vjedhur nga hundet ketij shkerdhates qe del na ben si i gjitheditur, dhe me siguri do ti nxirrnim me shume se cmund te nxirrnim po te zbatonim idene e ketij karit.

  11. Lumjani i lumes madhe says:

    Po ik o onjorant, o spec trushie e prishu qe vjen era nevojtore
    Ti shiko ato milnonat qe ke vjedhur qe ne sigurimet shoqerore e me tej – ate bej ti bandit. Nuk ka ngele shqiperia per rrogat dhe pencjonet mjerane qe marrin punonjesit e te gjitha niveleve.
    Turp te te vije. Bastard i pa ngopur.
    Ti je turpi dhe felliqesia e ketij vendi.
    Sado qe tani mundohesh ta dredhesh – se e thashe keshtu e ashtu, nuk pastrohesh dot jo

  12. lavdosh says:

    Pensioni supplementar dhe special nuk duhet te existoje, pike

  13. Moshatar I Ilirit says:

    Djali I Hamitit me librin e tij ” Me Rinine dhe per Rinine ” qe deklaoj se ky liber eshte per femijet e botes jo per Ilirin tim.
    Dhe paska pasur te drejte.

  14. Taulant says:

    4 koncensione qe dha ky lugati i kushtojn popullit per 10 vjetet e ardhshme rreth 500 miljon euro. Ky super i korruptuar eshte per giotin jo te komentohet . Koncensioni e dializes ja dhuroj nje firme qe disponon vetem nje punetor murator ne Peruxhia te Italis. Ndersa nje tjeter koncension nje firme qe ka si aktivitet nje bar ne Berat (mbas ketij baristi fshihet spitali Amerikan ne Tiran). Njeriu me i ndyre i korrupsionit Shqiptar bashke me Dakon e Durresit,Gjiken e Vlores dhe Ramutin e Shqiperis.

  15. Bejini tamponin ketij se s’ka mundesi ndryshe , mundesisht dhe nga mbrapa, se do I kete hyre ndonje virus I gjate !
    Ti mo Beqja, sa ke lene per pandemine ?

  16. Artur says:

    Ju Ilirat jeni shum te zgjuar rrjeshtohuni ju miliardeet qe keni vjedhur shtetin,populli,trafikante e kupolesse shtetit te djeshem e te soten te pakten gjysmen e pasuris te jepni ,ska Nevio shqiperia per kete krize e perballon PA problem

  17. Altin says:

    Beqo do karantinohesh ne Peqin keshtu si e ke nisur. ?Mblidh mendjen se vit zgjedhor. Degjo Ramen mos merr kot?

  18. Kot says:

    Lexojeni mire se cfare propozon. Nuk thote te ulen pensionet por te ulen pensionet suplementare. Ka kategori njerezish qe marrin pensionin PLUS nje pension suplementar se kane qene deputet apo shef apo futja kot…i bene ligjet si u interesonin…ndersa prinderit e mi, te dy me shkolle te larte e rreth 39 vite pune,marrin te dy bashke rreth 42000 leke pension. Ndersa 99tshat me pension suplementar marrin dyfishin e kesaj shume, per vete, pra 1 person.

  19. Andrea says:

    O motren gruan e cfar te kesh o djale i hamit komunistit.

  20. Beqaj po ti punonte toci me mire duhet te thoshte. Te gjithe zagaret me gjithe kelyshet qe kane kullotur keto 30 vitet e fundit ku perfshihet qe nga presidential kryeministrat ministra e kryetar bashkish te shlyejne te gjitha minuset financiare qe ka vendi. Plani B te ngrihet populli dhe tu shkoje ne shtepite e kusareve tane 30 vjecar dhe ku te dhemb e ku te djeg Nuk ka rruge te mesme.

  21. Hajdut me cizme says:

    O hajdut me cizme. Nxirri ti ato miliardat qe i ke vjedhur ti keti populli dhe nuk do te kete nevoje te preken rrogat dhe pensionet.
    Ytttttttttt or plehra e Rilindjes, qe u shofsh me soj e sorollop!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje