Nga Mustafa Nano
Në Kuvendin e Shqipërisë ishte një debat që tërhoqi vëmendjen e shumë vetëve dhe u pasqyrua nga media të ndryshme. Nuk ishte një debat midis kundërshtarëve politikë, nuk ishte ndonjë debat midis ndonjë opozitari të fortë dhe anëtari të kabinetit Rama.
Ishte një debat midis dy pjesëtarëve, dy personave që janë pjesë e së njëjtës maxhorancë.
Ishte një debat mes Taulant Ballës dhe Ditmir Bushatit. Ditmir Bushati në një moment të caktuar, kërkoi fjalën dhe bëri një denoncim të fortë që ka për tu regjistruar në historinë e Partisë Socialiste.
Denponcoi një lidhje, një flirt mes maxhorancës dhe oligarkisë shqiptare.
Pas tij e mori fjalën Taulant Balla i cili bëri të gjithë përpjekjet e tij për të marrë nën kontroll dhe për të limituar dëmet e kësaj ndërhyrjeje të fortë të bërë nga Ditmir Bushati.
Balla iu përvesh Bushatit ashtu siç di Balla.
Ai gjatë gjithë kohës iu referua Bushatit si kolegu kolegu…kolegu… papritur Bushati u shndërruar në një njeri pa emër.
Ky është një sinjal i keq. Për mua leximi që i bëj kësaj situate është që ditët e Bushatit në PS dhe në politikën shqiptare janë të numëruara.
Ai në fund të kësaj legjislature e mbyll karrierën e tij politike, dhe duhet të mendoj që tani të hapë një kapitull jo më të natyrës politike, ose nëse e ka të natyrës politike, jo më brenda PS.
Balla i kujtoi kolegut të vet edhe kohët kur Bushati ka qenë anëtar i kabinetit të Ramës dhe këtë kujtesë e bëri për të evidentuar faktin që Bushati sa kohë ishte Ministër gojën e mbante të kyçur, dhe në këtë pikë Balla ka të drejtë.
Unë jam 100 % dakord me Ballën por këtij argumenti do t‘i kthehem më pas. Në fund Bushati i bëri një paralele me Grida Dumën dhe ky është një sinjal i qartë, dhe mesazh për të gjithë deputetët e tjerë të PS. Mesazhi ishte: Kush ngre zërin i shërben opozitës!
Në fakt ishte një mesazh i tepërt sepse askush brenda Partisë Socialiste nuk e ka në plan të ngrejë zërin sepse të gjithë e dinë që tani është vonë.
Sepse të gjithë e dinë që nëse ngrenë zërin, e vetmja gjë që do arrijnë do të jetë të djegin vetveten, sic po e djeg Bushati, të cilin sot nuk po e mbron njeri.
Nuk ka asnjë njeri të interesuar që ta mbrojë. Me Bushatin po ndodh ajo që ka ndodhur me Blushin përpara ca kohësh, dhe ka ndodhur edhe nëpërmjet kontributit të Bushatit.
Bushati atëherë ka qenë i rreshtuar me masën e madhe, që nuk e ngriti zërin, nuk i doli në mbrojtje Blushit, sado që Blushi po bënte kritika, po bënte atë që po bën Bushati sot.
Ka njerëz që inspirohen shumë nga Bushati. Mua Bushati nuk më inspiron shumë, sepse mendoj që motivimet e tij nuk janë të fisme në kritikat që bën.
Unë jam i prirur të besoj që motivimet e tij, i përsëris, nuk janë të fisme. Bushati po bën atë që kanë bërë edhe të tjerë përpara tij.
Bushati nuk është i pari, është thjesht i fundit në histori. Shumë politikanë shqiptarë në një moment të caktuar, kur kuptojnë se bosi i partisë së tyre nuk ka nevojë më për ta, dhe po bëhet gati ti flaki në rrugë, ata kujtojnë se është radha për të thënë ca të vërteta.
Dhe ky është edhe rasti i Bushatit. Për këtë arsye mua nuk më inspiron shumë.
Lidhjet e Partisë Socialiste me oligarkët, që Bushati i qorton dhe i kritikon sot nuk janë të sotme, nuk është se ka 2 apo 3 muaj.
Është histori i vjetër, që kur PS ishte në opozitë, madje kjo është një dukuri e gjithë politikës shqiptare.
Do ishte e padrejtë që këtë t’ja atribuonim vetëm Partisë Socialiste. Kjo ka të bëjë edhe më Partinë Demokratike, edhe me parti të tjera. Oligarkët janë të të gjithëve. Kjo është arsyeja pse unë vë në diskutim motivimet e tij në kritikën që ai bën.
Unë dua që Bushati dhe të gjitha ata që janë si Bushati, dua t’i kujtoj një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore që ka për personazh kryesor një pastor gjerman.
Prifti ishte anti-nazist por asnjëherë nuk e hapi gojën, dhe ai në rrëfimet e veta pas lufte, tregon se si evoluoi heshtja e tij në kohë. Nazistët, Hitleri dhe hitlerianët fillimisht goditën sindikalistët, dhe unë nuk u bëra i gjallë, sepse mendova se ata nuk e kishin me mua. Bëra sehirxhiun.
Pastaj Hitleri dhe hitlerianët goditën komunistët dhe socialistët, dhe unë sërish nuk u bëra i gjallë sepse unë nuk isha as komunist as socialist. Pastaj sigurisht u erdhi radha hebrenjve dhe dihet se çfarë ndodhi me ta, dhe unë përsëri nuk u bëra i gjallë sepse, mendova se nuk e kishin me mua, unë nuk isha hebre.
Dhe kur më erdhi radha mua, po prisja që të dilte dikush të më merrte në mbrojtje por nuk kishte ngelur më njeri të më merrte në mbrojtje. Ky ishte mesazhi, është i qartë!
Respekte zoti Nano per analizen qe ben. Bushati jo vetem qe motivimet e tij nuk jane te fisme por me duket pak si dallkauk, thjesht per tu dukur. Por ne fakt eshte teper von. Ketyre sa here qe u preken interesat kalojne ne opozite, kjo eshte metode e njohur tashme. Edhe Blushi nuk ishte me i mire. Keta kujtojne se populli nuk i di e i njeh.
Or Taf,
Bushati, ose Ditëziu, siç e përkufizon Berisha, vazhdimisht theksoi “socializmi”, “ne socialistët e vërtetë”. Ai i sulmon “oligarkët” në pozitat e një antikapitalisti. Pas fjalës “oligarkë”, vazhdimisht e më tepër, po fshihen komunistët e rinj. Këtu është thelbi.
Pra, Muci, nuk ka ngelur njeri, pluralizmi eshte i vdekur. “Rrofte” diktatori!
I bindur qe kush e ka njohur dhe punuar nga afer me kete ish minister,e konsideron : mendjemadh,arrogant,por edhe abuzues (brenda sistemit).Ky ka shume “fasade” ! Qytetari
Une do ta shkruaja ne shqip,” pse nuk me frymezon fjalimi i Bushatit””inspiron”nuk ben pjese ne fjalorin shqip.Gjuha shqipe tashme eshte nen trysnine e “avdalleve”.Na bombardojne ne lexuesve ,me fjale te pa kuptimta neper shkrimet qe botojne gazeta deri diku te lexueshme si Tema.Te pakten i kushtoni rendesi titullit!!!ne qofte se eshte origjinal,shkruajeni sipas origjinalit,ta dime kush eshte atesia e “Inspirimit”.Ne jemi lexues,edhe mund te gabojme ne shqipen e shkruar,eshte shume gabim por mund te kuotohet,por ju gazetareve,ju jeni te detyruar ti permbaheni shqipes,mendohet,besohet,qe duhet te jet pika me e forte e studimit tuaj ne ate profesion.
thirrja e Bushatit eshte ne kohe per te frymezuar, e per ta rrezuar diktaturen.Deri tani i besuan rames se fajin e kishte LSI dhe aleatet. Pastaj e kerkoi i vetem tepsine, dhe shqiptaret ia dhane. Tani me lidhjet e tij mafioze eshte mbeshtet pas murit dhe populli do ta terheqe zvarre,por duhen edhe disa te tjere si Bushati. Kazani po zien.
Si fillim, te gjithe politikanet Shqiptare pa perjashtim te 30 vjeteve te fundit, jane fajtore per gjendjen ku e kane katandise Shqiperine dhe popullin e saj.
Ne politiken tone, jane politikanet aktive ( ato qe marrin vendime ) dhe pasiv ( ata qe ” bajne ” sehir, ngrejne doren ). Ne asnje menyre nuk mund ti barazosh politikanet per nga pergjegjesia, mbasi asnje qeveri Shqiptare nuk ka qene transparente me anetaret e vet per sa i perket vendimeve.
Nuk asht hera e pare qe Bushati mban kete qendrim. Ai ka dhane shenja dhe ma perpara. Mjaft te kujtojme cilesine e punes se tij si Minister i Jashtem, ku e zevendesun me nje adolishent ” qe kishte lexu shume libra “. Zevendesimi i tij nuk u ba per ‘ refreskim te dikastereve ‘, por u ba per me eleminu si kundershtare te qellimeve te Rames, qe tashma i dime te gjithe, por se kuptoj pse heshtim !!
Gjithmone kur jepet nje shenje pozitiv tek ne, i hidhen te gjithe kundra. Fillojne duke e minimizu, pastaj e diskretitojne, ne fund e poshterojne deri sa te eliminohet. Kjo asht arsyeja qe nuk shfaqet nje force e re politike progresive. Nuk e lejojne, sepse jane te gjithe bashke. U pa ne levizjen e fundit te studenteve. U bane te gjith partite bashke derisa e eleminuan.
PS : Sa per Mustafa Nanon, mjafton te lexohen komentet e shkrimeve te tij dhe…….
Ka shume probleme qê mpleksen njekohesisht nê kete trajtese të Muçit. Heshtja, perulja, injoranca, paftesia dhe anonimiteti i deputeteve socialiste spjegohet me plotfuqishmerine e kryetarit të partise të caktoje per kandidate per deputet kë t’i doje bytha. Dhe asnjehere mê të spikaturit, më të ndershmit, më të aftit, por mê të “degjuarit”, më të bindurit, ata që dalin nga hiçi dhe gjithçka ia detyrojne “shpirtmadhesise” se diktatoreve të rinj, qe sot quhen kryetare partish. Kete sistem e ka propozuar dhe venë shkelqyeshem në zbatim Edi Rama. Qê duket se nuk i honeps dot tê aftet, njerezit me karakter dhe pervoje. Jam i bindur se Rama më pare pranon tê largohet nga politika sesa te pranoje që deputetet të zgjidhen direkt nga populli me lista të hapura. Me nje fjale kemi të bejme me nje demokraci të marre peng nga 2-3 kryetare partish.
Tjetra eshte roli i oligarkeve ne gjendjen ekonomike të vendit. Si në Rusine e Jelcinit, edhe sot në Shqiperi, keta oligarke u krijuan nga lidhjet e shkurtra me pushtetin. Së pari të Berishes dhe tani të Rames. Pyetja eshte: A jane oligarket të nevojshem dhe të dobishem, apo jane nje e keqe me të cilen duhet të mesohemi?! Duke marre si shkas koncesionin e ri në portin e Durresit del nje pyetje tjeter: Nje qeveri dhe nje parlament i zgjedhur vetem per 4 vjet a ka tager qe të jape me koncesion nje prone publike per 30 vjetet e ardhshem?! Dhe a ka nje menyre tjeter zhvillimi ekonomik, në sistemin e sotem, që mund tê perjashtoje oligarket, PPP-te, dhe koncesionet?! Etj, etj.
Llogjike shqiptare. Pse nuk fole kur ishe..Tani qe po te tregojne exit flet.. Per budalenj po na ben kujt po ja fut ti ndonje FSHATARI.. Ca te thuash tipike staliniste
Edhe pse kritikat e Bushatit jane te drejta dhe te verteta, sipas Mucit ai nuk paska te drejte qe ti thote…horrlleqet e grabitjet e Rames dhe te qeverise… sepse nuk ka motivim?! Po pse, e verteta nuk perben motivim??? Pse e thote sot dhe nuk e tha dje, kjo eshte nje ceshtje tjeter qe megjithate nuk mund te aresyetohet sikurse i pelqen Mucit. Edhe nje kriminel i kapur ne krim, kur thote te verteten dhe ndihmon hetimin, konsiderohet bashkepuntor i drejtesise.
Edhe pse kritikat e Bushatit jane te drejta dhe te verteta, sipas Mucit ai nuk paska te drejte qe ti thote…horrlleqet e grabitjet e Rames dhe te qeverise… sepse nuk ka motivim?! Po pse, e verteta qe i sherben njerezve nuk perben motivim??? Pse e thote sot dhe nuk e tha dje, kjo eshte nje ceshtje tjeter qe megjithate nuk mund te aresyetohet sikurse i pelqen Mucit. Edhe nje kriminel i kapur ne krim, kur thote te verteten dhe ndihmon hetimin, konsiderohet bashkepuntor i drejtesise. Apo jo? Ndaje mendjen o Muc! Je me kriminelet apo me viktimat??
Pluralizmi funksional në Shqipëri kam marre fund. Zërat ndryshe mbyten, përçmohen tallen.
E qartë që është e kotë të sulmosh tani në fund. Është fundi, është shumë i hidhur në fakt. Kujtoj gëzimin tim fëminor në 2013 dhe zhgënjim që shkaktoj kjo qeveri. Korrupsion i paparë, kriminalizim dhe e gjitha e mbuluar me fasadë.
Ku shkuan premtimet për administratë të aftë, të punësuar sipas meritës?! Nuk lanë tender apo konçension pa kapur. Rama dora vetë ka marrë një pjesë të mirë Kullës së Stadiumit Qemal Stafa e sa e sa të tjera. Për çfarë votuan në 2013 që të shtohej pasuaria e Taulant Ballës. Taulant Balla është ndërtuesi i shumë pallatave në Plazhin e Durrësit. Gjithë ato ndërtime u dëmtuan nga tërmeti. Të gjithë banorët e pohonin që këto pallate i ka bërë Taulant Balla. Kush e di sa të tjera kanë dhe populli i shkretë i prekur nga varfëria vazhdon voton këta kriminel me fytyrë fasadë.