FSHF, letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë

4 Maj 2020, 16:09Sport TEMA

Ndonëse shumë aktivitete u rihapën duke nisur nga sot, futbolli ende nuk ka një datë zyrtare kur mund të rifillojë, qoftë edhe për stërvitjet individuale në impiante sportive.

FSHF ka hartuar një plan, madje edhe ka bërë gati protokollin, duke ua dërguar instancave përkatëse, në këtë rast Ministrisë së Shëndetësisë.

FSHF kërkon që të kalohet menjëherë në fazën e parë, por ministrja përkatëse Manastirliu, në daljet në media, nuk ka fiksuar ndonjë datë, madje e shikon futbollin me risk ende të lartë.

Sot FSHF ka dërguar një letër tjetër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë.

FSHF i kërkon qeverisë rifillimin e kampionatit futbollistik. FSHF, në letrën e dërguar qeverisë shqiptare, kërkon të krijohet një grup pune i përbashkët, për implementimin e protokollit të nisur më parë.

Në letrën e dërguar thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje