Jupi: Duhet të kishim filluar stërvitjen me kohë, e shohin futbollin si një hall më pak

4 Maj 2020, 13:22Sport TEMA

Ish-futbollisti dhe tashmë drejtuesi i akademisë “Football Republic”, Redi Jupi i qëndron mendimit të tij se në Shqipëri sporti duhet të rifillojë aktivitetet. Në një lidhje për “Proçesin Sportiv” në Top Channel, Jupi thekson se duhet të kishin filluar stërvitjet me kohë por këtu sporti shihet si një problem më pak. Megjithatë, Jupi shpreson që kjo situatë të ndryshojë sa më shpejt dhe të mund të rinisin stërvitjet.

“Nuk ka asnjë shans që të shtoj kile. Jemi shumë vonë. Duhet të kishim filluar me kohë stërvitjen. Gjermania dhe Anglia e kane filluar më parë. Faktorët janë dy. Një është informacioni i pakët, ose më sakt mos interesimi që ka në përgjithësi ekzekutivi për sportin. Thonë një hall më pak, kush merret me futbollin. Presioni nga komuniteti i futbollit është i pakët dhe pa plan mase. Ne duhet t’i kishin dhënë një datë të caktuar dhe një plan masësh. Unë e kam një plan, po duhet leja.

Gjithçka duhet të nisë nga ne, nga komuniteti i sportit.  Ne duhet t’iu tregojmë masat që do marrim, testimet që do bëjmë, neve. Në gjithë Shqipëri 2 mijë testime janë bërë gjithësej, nuk mund të pretendojmë që të testojmë 20 mijë futbollistë. Duhet të bëjmë matjen e temperaturës, historikun e secilit lojtar, ka pasur ska pasur kontakte, etj dhe fillimi i stërvitjes me distancë në fushë. Nuk ekziston risku fare i kontaminimit. Dushin nuk e bëjmë aty e bëjmë në shtëpi. E mbajmë një protokoll të caktuar. Bëhemi gati që mbas 3 apo 4 javësh të fillojmë ndeshjes zyrtare.

Institucioni është i organizuar, çdo sektor duhet të jap udhëzimet dhe protokollin e duhur që duhet zbatur. Të jeni të sigurt që të gjitha akademitë do ti zbatojnë masat. Janë bërë të përgjgjeshëm nesër për atë që do të ndodhi. Njerëzit mbajnë distancat dhe mundohet të mbajnë rregullat e higjienës. Të jeni të sigurt që nuk do të ketë problem në këtë prizëm. Çdo vend ka specifikat e veta.

Në vende si Italia dhe Anglia, të drejtat televizive merren në fillim të sezonit, në Gjermani merren çdo muaj. Ata e kanë të domosdoshme që të luajnë, por gjermanët nuk janë të çmendur. Me masat e duhura, risku është minimal.

Është kollaj hajde ta bllokojmë të gjithën dhe të falimentojmë. Duhet të bllokuar që të ruhet edhe shëndeti, por edhe bizneset. Më vjen shumë çudi me Francën. Ka disa ekipe që janë shumë të varura nga e drejta televizive dhe nga bileta. Franca ka numër të madh të infektuarish se fillimisht e neglizhuan. Ne kemi histori tjetër në raport me Francën.

Po të ishin bllokuar dhe linjat e Italisë ne mund të vazhdonim të luanim akoma. Ne jemi në situatë të mirë. Po të fillojmë stërvitje nesër sdo ketë asnjë problem. Sporti është i nevojshëm edhe për ekuilibrin mendor. Ishim mirë kur ishim keq. Po na mungon aq shumë ai normaliteti sa jemi të zhuritur për pak sport. Shpresoj që të fillojmë sa më shpejt stërvitjet individuale dhe ato në grup”, u shpreh Jupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje