Paloka reagon pas ndjesës së Ramës: Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon falje. Frikacak

4 Maj 2020, 08:30Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagon pas statusit të kryeministrit Edi Rama në Facebook, ku i kërkoi ndjesë publike disa komentuesve që tha se mund t’i ketë ofenduar gjatë replikave.

Rama në atë status akuzoi edhe militantët e PD-së se i komentojnë me profile false. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Palokës, i cili thotë se është Rama ai që shquhet për përdorimin e profileve false, për të mbajtur në këmbë propagandën e tij.

Paloka ka postuar edhe një video ku hidhen dyshime se një pjesë e komenteve pozitive në profilin e Ramës bëhen nga llogari false.

Reagimi i plotë i Palokës:

Në mëngjes në facebook, në drekë në facebook, në darkë në facebook. Udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën.

Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë. Dhe e nis çdo ditë nga e para sipas shprehjes që i shkon më shumë “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Në fakt, nuk është vetëm një i ç’ekuilibruar, që nuk e di ç’bën. Është një frikacak që fshihet pas facebookut, pasi nuk ka këllqe të dalë në debat të vërtëtë  as me qytetarët, as me kundërshtarët politikë.

8 komente në “Paloka reagon pas ndjesës së Ramës: Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon falje. Frikacak”

  1. vang says:

    Ai qe kerkon ndjese nuk eshte frikacak o Palok por eshte njeri i hapur,i sinqerte ,i guximshem dhe i thjeshte.

  2. Një Palokë, shumë Paloqe says:

    Trimi i xha Jahos..!
    Një Palok, Shumë = Paloqe

  3. fracila says:

    Cfar thote ky thuthuqi….

  4. uskania says:

    Ka frikë Lokën?.

  5. Timi says:

    Thy thothe the Thama ethre frikathak…thy thuthuthi ethte thrim ththththththth.

  6. Beni says:

    Po ata qe hane grushta dhe rrihen me rrip me mes te parlamentit jane trima

  7. Hajro says:

    Edi rama ethte frikathak , sa bole eshte ky Paloka , eshte komplet nga koma deri te kembet bole

  8. Tan says:

    Pa loqe.Ah sikur te kuptonit c,far do te thote Falje.Vrate rreth 3000_ij shqipetar ne 1997 dhe kurre nuk kerkuat falje.Vrate dhe vodhet nga 94_2013 dhe kurr nuk kerkuat falje.vrate gazetare dhe kundershtar dhe kurre nuk kerkuat falje.Vrate shpresen e Shqipetareve you dhe klyshet e ish bllokut dhe kurre nuk kerkuat falje.Ju jeni bushtrat e pjelles komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje