Kryeministri në detyrë i Kosvës Albin Kurti e sheh zgjidhjen e krizës aktuale politike vetëm tek mbajtja e zgjedhjeve të reja. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Kurti tha se Vetvendosjes i është dyfishuar mbështjetja në popull pas zgjedhjeve të fundit.
“Na është përgjysmuar mbështetja në parlament, por na është dyfishuar mbështjetja në popull. Që nga zgjedhjet ne na është dyfishuar mbështjetja e popullit. Kjo është dëshmi më shumë që të kthehemi tek qytetarët, të freskojmë legjitimitetin. Kësaj radhe ne e kemi bërë të qartë, Vetvendosje duhet të dale e para dhe më shumë se sa e para. ”- tha Kurti.
Kurti sqaroi në emisionin Përballë se përse nuk funksionoi bashkëqeverisja me LDK-në.
“Së pari na e ngadalësonin veprimtarinë. Ne donim të ecnim më shpejt, por hezitime, pengesa, ndërkohë që cfarë do vonese ne na kushtonte sepse vetëm qeveria ishte e re, cdo gjë tjetër ish e vjetër. Dhe tash kur brenda qeverisë së re ke disa të vjetër që të ngadalësojnë, atëherë edhe të rinjtë dekurajohen.” – tha Kurti.
Po ashtu, Albin Kurti komentoi edhe marrëdhënien me presidentin Hashim Thacci, duke e cilësuar sit ë pamundur punën më të.
“Mendoj që është tejet e vështirë për të mos thënë e pamundur të punohet me presidentin. Është bagazhi I madh I së kaluarës, interesat e mëdha që duhet të mbrohen dhe tek unë se gjen dot këtë gjë. Në parim mund të thuhen gjëra që jemi ne unison por sa të fillosh të veprosh vëren se dalin disa preference të tjera.” – theksoi Kurti në Përballë.
Pavaresisht se çfare thote Kurti une mendoj se rejtingu per të ka renë ndjeshem. Që kur ai, per hir të pushtetit, pranoi të formojë koalicion me partine më hajne dhe të korruptuar të Kosoves, LDK-në! Si mund të priteshin ndryshime, drejtesi dhe lufte ndaj hajnave, kur t’i bashkepunon me nje parti qe ka qeverisur Kosoven gjate ketyre pothuajse 30 vjeteve?! Që eshte regjistruar në Beograd nê kohen kur sundonte Millosheviçi?! Dhe Mustafa, si skile e vjeter, e terhoqi mire prej hunde Albinin. Madje e çoi edhe te varri i kundershtarit të tij historik, Ibrahim Rugoves, per t’i bere homazhe! 3 dite para se t’i jepte shkelmin koalicionit me të. Albini tani, sa kapet me thonj e dhembe pas karriges se kryeministrit, duhet të ia leshoje vendin koalicionit të ri në parlament. Kur ke shumicen – ke qeverine, kur humbet shumicen – humbet qeverine! Eshte kaq e thjeshtë. Ke dale vertet i pari në zgjedhje, por nuk ke shumicen per të qeverisur! Atehere leja vendin atij që e ka ketë shumicê.
Keshtu ka vepruar sali berisha per shume vite, keshtu vepron dhe keshtu ka punuar qe ta bej edhe ne kosove dhe siq duket e ka gjetur pyken, e ju siguroj se sapo shqiptaret te kthjellohen do ta braktisin Kurtin siq ndodhi me berishen qe sot ne shqiperi e mbeshtesin vetem kriminel dhe drogerash kurse ne kosove vetem ish udbashat dhe proserbet qe i bie se edhe Kurtin shume shpejt do ta votojne vetem ajo kategori, e me ata fale zotit nuk e kalon pragun zgjedhor dhe keshtu shume shpejt do te jeté i pavlere.