“Një ftesë për qyetatarët, të vijnë të pushojnë në Sarandë”, Adrian Gurma: Për herë të parë, Saranda me paketa turistike 20% më lirë

5 Maj 2020, 16:30Turizëm TEMA

SARANDË– Kryefjalë e sezonit turistik në Sarandë do të jenë çmime të ulëta, ndryshe nga vitet e kaluara!

Të paktën ky është premtimi i kreut të Bashkisë, Ardian Gurma i cili në një intervistë për Report Tv ka dhënë disa lajmë të mira sa i përket nisjes së sezonit turistik. Pikë së pari, lajmi më i rëndësishëm është e vija bregdetare e qytetit, që nis porti detar deri te ish- hotel Butrini do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Një vendim i tillë, siç ka sqaruar Gurma, ka ardhur si pasojë e ankesave të njëpasnjëshme të qytetarëve.

“Vija bregdetare e tradicionale e qytetit, do të jetë e lirë për qytetarët. Duke patur eksperiencë e vitit të kaluar nga ankesat e qytetarëve, sidomos atyre rezidentë, që nga porti detar deri te ish- hotel Butrinti me një pjesë të shëtitores nuk është kontraktuar nga operatorët, por nga Bashkia me një çmim minial, këtë vit e gjitha do të jetë falas, pa asnjë lloj pagese”, u shpreh Gurma, teksa pyetur se kur mund të nis sezoni turistik, ai u shpreh optimist se kjo ditë nuk do të jetë e largët.

“Nëse do ishte në dëshirën tonë donim që sezoni të hapej në 15 ditëshin e parë të majit, patjetër që jemi në një situatë që nuk varet nga dëshirat tonë, mendojmë se të paktën kjo ditë nuk do jetë e largët, kjo edhe pse jemi në zonën e gjelbër”, shtoi Gurma.

Koronavirusi ka diktuar një sërë ndryshimesh mbi zhvillimin e sezonit turistik, ku Gurma ka sqaruar se ndryshe nga vitet e kaluara, për herë të parë operatorët do të funksionojnë me paketa turistike.

Sa i përket çmimeve, kryebashkiaku tha se ato janë këshilluar që të funskionojnë me çmime të ulëta, duke njoftuar se kanë arritur në dakordësi me grupet e interesit për të operuar më çmime 20% më të ulëta krahasuar më të kaluarën.

“Me gjithë dëshirën e mirë për të maksimalizuar fitimet e tyre, se sezoni do jetë më i shkurtër, hyn në lojë edhe pushteti lokal. Ne kemi marrë një farë miratimi, por kemi luajtur edhe rolin e këshilluesit, është më mirë që të operojnë me çmime më të lira se një vit më pra, se kjo i shërbente turistëve vendas, se duke pasur çmime më të lira do të ketë një aksesim më të lartë nga pushuesit.

Hotelierët më kanë dhënë të drejtën që ta parashtroj si objektiv që në të gjitha hotele, paketa do të jetë 20% më e lirë se vitet e tjera. Nisur edhe nga fakti që lëvizja e shteteve fqinje është në pikëpyetje, ne jemi duke orientuar drejt paketave vendase, dhe të gjithë operatorët kanë marrë nismën që të funksionojnë me paketa, ndryshe nga vite më parë”, tha Gurma.

Ndalur te drafti për rregulloren e sezonit turistik, të cilën Shqiptarja.com e ka bërë publike më herët,  Gurma tha se ka një pikë që nuk është pritur mirë nga grupet e interesit dhe që do t’i përcillet qeverisë. Kjo është hapësira mes çadrave, duke kërkuar që të mos jetë e njëjtë në çdo plazh.

Ai mori një shembull të thjesht, duke thënë se vija bregdetare e Dhërmiut është shumë herë më e madhe se ajo e Ksamilit, kështu që sipas tij, duhet të zbatohen rregulla jo të njëjta për të gjitha plazhet.

“Ministria e Turizmit kanë hartuar një draft për masat anti-COVID për sezonin turistik, është në fazën e një drafti dhe në ditët në vijim, do të japim sugjerime që të kalojë nga draft në protokoll normal. Na është bërë i ditur dhe ne do të hyjmë në fazën e diskutime.

Bizneset janë të stopuar, se nuk ka hapje totale funksionojnë vetëm njësitë e shërbimeve. Operatorët turistik po përgatitet, edhe i kemi orientuar për një sezon tursitik ndryshe. Kemi një takim me operatorët turistik, po përgatitemi për një sezon normal, por me rregulla të reja. Saranda ka një vijë të limituar bregdetare, e për pasojë edhe stacione plazhi janë më të pakta. Në kushtet e reja që na dikton situata, do të kemi edhe kushte të reja sa i përket qasjes së bërit plazh.

Në plazhin e Dhërmiut mund të funksionojnë, por në Ksamil për vetë distancën do të duheshin standarde të tjera. Se plazhi i Durrësit, Vlorës kanë një hapësirë të gjerë ç’ka i mundëson zbatimin e rregullave, duhet parë në plazhet ku hapësira nuk e ka atë mbipopullim”, tha Gurma.

Në fund, ai shfrytëzoi ekranin e Report Tv për t’u bërë apel qytetarëve që të zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet verore.

‘Një apel për qyetatarët, të vijnë të pushojnë në Sarandë, do gjejnë një Sarandë të re, në kushte të reja, i kemi marrë masat të përballojmë fluksin, Do donim një sezon me fluks sesa pa turistë fare”, përfundoi Gurma.

13 komente në ““Një ftesë për qyetatarët, të vijnë të pushojnë në Sarandë”, Adrian Gurma: Për herë të parë, Saranda me paketa turistike 20% më lirë”

  1. Roberto says:

    Mbani fjalen sepse Saranda dhe i gjithe bregu historikisht ka patur cmime te larta per arsye sepse ne tre a kater muaj duan fitimin e nje viti. Sa me te mira te jene cmimet aq me shume njerez do keni dhe si rrjedhoje me shume qarkullim malli dhe sigurisht me shume para.

  2. Saranda says:

    Bravo z gurma ,, te gjithe te pushojme ne sarande

  3. beni says:

    Nuk mündet qe standen ta beim Europe Brenda nates!
    Bullgaret e filluan turizmin me turistet gjermanolindore,dhe nje birre 05l e shisnin per 50 euro Cent,vershuan gjermanet ngadal ngadal 1 Euro por me pas gjithnje turistet gjermanolindore!
    Avjoni ngjitet ngadal ngadal persiper e jo si ndonje Rakete,qe bie shum shpejt e shkaterohet teresisht!

  4. qytetari i Sarandes says:

    Bla bla bla cdo vite te njejtat , te njejtat thosh dhe piluraku , mbushi Bashkine me piluriote , te njejta thosh dhe konoshja e Kokedhimes , qe erdhi me nje fustan basem dhe levizte ne fund me AMG , te njejtat dhe hajduti sarandit , e beri Saranden Kandahar , mos me thoni jo ?? Se qe i vetmi qe qendroi gjate 8 vjet dhe kerkonte me paturpesi mandat te trete , thua se njerezit hane bar , dhe vetem Gjoka qe i zgjuar , para se te behej keyebashkiak deklaronte dhe premtonte ta zgjidhnin se qe djal saranditin , dhe ne fund e pame saranditin me pak fjale te gjithe pak a shume premtojne , bajne dicka ne fillim pastaj marin tjeter rruge ate te perfitimit personal , sigurisht qe nuk kame asgje per bashkiakun e sotem , dhe nuk mund te keme gje para se ai te beje punen , nuk eshte e drejte dhe e ndershme , gjithsesi puna e tij shikohet ne fund te 4 vjecarit .
    Ama duhet te jape prova te forta dhe ti pergjigjet pyetjes direkt dhe pa dredhira qe perse qytetaret sarandite ta mbeshtesin ate ? , perse duhet ta besojne ate se do jete ndryshe nga te tjeret ,………dhe plazhet te lejohen te lira per popullin dhe jo ne manaxhim te Bashkise , pasteri , regull , gjera baze , pa llafe te shumta , dhe pune shume , vetem keshtu vine turiste , vendas turiste , perndryshe ……

  5. Outspoken says:

    Cfare pushimesh te besh ne Sarande???
    Aty Ska Uje, Ushqimet Jane te Pakontrolluara, larg qofte Spitale ska,
    Dhe rruget jane plot me Muxhahedin qe ja ngulin syte si te babezitur grave dhe vajzave ne rruge apo restorant,
    Aty te ze barku nga infeksjonet,dhe te prishen nervat nga depression,
    Thanks but No thanks !!!

  6. Outspoken says:

    Cfare pushimesh te besh ne Sarande???
    Aty Ska Uje, Ushqimet Jane te Pakontrolluara, larg qofte Spitale ska,
    Dhe rruget jane plot me Muxhahedin qe ja ngulin syte si te babezitur grave dhe vajzave ne rruge apo restorant,
    Aty te ze barku nga infeksjonet,dhe te prishen nervat nga depressioni,
    Thanks but No thanks !!!

  7. Outspoken says:

    Se sa te Harxhoj leket e mia ne Durrës dhe Sarande edhe te semurem nga nervat dhe infeksjonet, po me ato lek shkoj ne ishujt e Greqise dhe shikoj bote me sy, dhe pushimet jane pushime!!!

  8. Outspoken says:

    Se sa te Harxhoj leket e mia ne Durrës dhe Sarande edhe te semurem nga nervat dhe infeksjonet, po me ato lek shkoj ne ishujt e Greqise dhe shikoj bote me sy, dhe pushimet jane pushime!!!,…

  9. Outspoken says:

    Cfare pushimesh te besh ne Sarande???
    Aty Ska Uje, Ushqimet Jane te Pakontrolluara, larg qofte Spitale ska,
    Dhe rruget jane plot me Muxhahedin qe ja ngulin syte si te babezitur grave dhe vajzave ne rruge apo restorant,
    Aty te ze barku nga infeksjonet,dhe te prishen nervat nga depressioni,
    Thanks but No thanks !!!
    Ik mer Pirdhu skeni per te pare asnje €£¥$ nga mua , kete vit mundohuni tja fusni vetes tuaj !!!!

  10. Outspoken says:

    Cfare pushimesh te besh ne Sarande???
    Aty Ska Uje, Ushqimet Jane te Pakontrolluara, larg qofte Spitale ska,
    Dhe rruget jane plot me Muxhahedin qe ja ngulin syte si te babezitur grave dhe vajzave ne rruge apo restorant,
    Aty te ze barku nga infeksjonet,dhe te prishen nervat nga depressioni,
    Thanks but No thanks !!!
    Ik mer Pirdhu skeni per te pare asnje €£¥$ nga mua , kete vit mundohuni tja fusni vetes tuaj !!!!??? ?????

  11. suliot says:

    c fare pushimesh te besh ne sarande apo kudo ne shqiperi, isha ne tirane para nje viti, harxhonleket kot, aty nu ka edukate, njerezit ndryshojne nga evropa, pa kulture si te babzitur, jo ne asnje menyre en shqiperi nese doni shkoni ne dubrovnik apo prag , budapest te kesh kenaqesi dhe shikon kulture por jo shqiperi!

  12. Josif Kollçiu says:

    Atë që natyra i ka dhënë Sarandës nuk ta japin sarandiotët.Kam vite që e frekuentoj por balanca anon nga ajo që I ka mbetur Sarandës nga babëzia e sarandiotëve,natyra.Këtij bashkiaku i kujtoj të vjeli taksat e bizneseve sipas këndvështrimit tim mbasi aty ka korupsion galopant.Shërbimet në restorante dhe bare janë në nivelin e atyre që ngacmojnë vajzat dhe gratë në shëtitore.Të udhëtosh me urban në Ksamil është si të jesh në vathën e fatorinos i cili mbasi të merr lekët nuk të jep bilet.A e di bashkiaku se në këtë urban 60% janë të huaj.A e di bashkiaku se në vendet nga ata vijnë kundrejt pagesës marrin biletë.Ky është promovimi më i shëmtuar që i bëhet këtij vëndi.Prandaj thirja që po na bën ky bashkiak është për të vazhduar korupsionin por kesaj here pa turiste te huaj.

  13. Taulant says:

    Ju qifsha robt ju palogrekerve qe shani Shqiperin . Njeriu do te shkoj ku deshiron une isha ne vere ne Sarande kishte me mijera pushues te huaj. Kam qene ne ishujt e Greqis rripeshe per te shkuar cmimet ne maje . 50 euro per te ngren nje drek , 6 ore traget, 2 euro nje shishe uje ne traget gjithcka e ekzagjeruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje