Covid-19: Mjek me detyrim për bizneset, licenca të dorëzohet në Inspektoratin e Punës

6 Maj 2020, 15:36Ekonomia TEMA

Çdo biznes që operon në vend ,me mbi 25 punonjës, duhet të ketë të punësuar patjetër një personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe dokumenti që njihet si “licensa e mjekut të ndërmarrjes”duhet të dorëzohet pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës, në të kundërt për subjektet do të merren masa administrative nga gjobë deri në pezullim të aktivitetit.

Ky detyrim është i përcaktuar edhe në Kodin e Punës, por në kuadër të masave të rrepta që po merren për sigurinë në punë me hapjen graduale të bizneseve pas situatës së krijuar nga COVID-19, ky detyrim ligjor po kërkohet me forcë. Njoftimi është bërë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili kërkon dorëzimin e gjeneraliteteteve dhe licenses së personit përgjegjës për shëndetin në punë.

Ndërsa bizneset e vogla, kanë si detyrim të kenë kartelat mjekësore të punëmarrësve, për të shmangur penalitet në rast se përballen me kontrollet shtetërore. Deri më tani një pjesë e mirë e subjekteve kanë nisur aktivitetin edhe pse me orare të kufizuara, ndërsa nga 11 maji janë parashikuar të hapen edhe sërë biznesesh të tjera të cilat janë vlerësuar me rrisk, si qendrat estetike, berberhanet, parukeritë, etj.

2 komente në “Covid-19: Mjek me detyrim për bizneset, licenca të dorëzohet në Inspektoratin e Punës”

  1. Martin says:

    Po autobuzi qe mban 50 veta sa mjek duhet te kete??. Apo shoferi me fatorinon duhet te kene dhe licensen e mjekut!!!

  2. Kritiku says:

    Ne dijenine time,mjeket jane te pranishem ne institucionet private ne leter e nendonje pagese,por shume ralle te jene prezent ne praktike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje