Djemtë e El Chapo-s izolojnë banorët e Culiacán për shkak të Covid-19

6 Maj 2020, 22:20Bota TEMA

Djemtë e bosit të drogës, Joaquin El Chapo Guzman, detyrojnë banorët e Culiacán, kryeqytetit të Sinaloas, në Meksikë, të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit.

Me anë të disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, anëtarë të kartelit të drogës, të udhëhequr tashmë nga Iván Archivaldo Guzmán dhe Jesús Alfredo, duken teksa patrullojnë rrugët e Culiacán të armatosur rëndë, teksa u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, shkruan “Daily Mail”.

“Pas orës 10 të darkës, të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të koronavirusit, në të kundërt do të ndëshkohen. Këto janë urdhra nga lart, nga ‘Los Chapitos’. Kjo nuk është një lojë, ne nuk po luajmë”, u bëjnë thirrje banorëve, anëtarët e kartelit të drogës.

Në anën tjetër, fundjavën e kaluar, Alejandrina Guzman, vajza e bosit famëkeq të drogës, ka shpërndarë me qindra dhurata për fëmijët, të cilat kanë pasur të stampuar imazhin e El Chapo-s.

Aktualisht, Joaquin El Chapo Guzman ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa karteli i drogës është tashmë në duart e djemve të tij.

1 komente në “Djemtë e El Chapo-s izolojnë banorët e Culiacán për shkak të Covid-19”

  1. Andi says:

    Kto kane djemte e El Chapos.Ne kemi Edi Ramen me Olsi Ramen.Keto te armatosur rende. Edhe Edi me Olsin me blinda dhe ushtri te armatosur rende. Thjeshte dy grupe banditesh qe terrorizojne popullin e tyre ne dy kontinente te ndryshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje