Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi tejkalon shifrat e Kinës

6 Maj 2020, 19:40Bota TEMA
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi tejkalon shifrat e

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 5 858 raste të koronavirusit, për gjithsej 85 973 infeksione të konfirmuara.

Kryeqyteti rus kapërcen kështu Kinën në infeksione të konfirmuara (83.968, sipas të dhënave të Johns Hopkins). Rritja ditore e numrit të të infektuarve në Moskë ishte 7.3% raportoi Tass.

Në Rusi, për të katërtën ditë me radhë, ka mbi 10 000 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas grupit rus të antikoronavirusit , 10.559 infeksione të reja u konstatuan gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve zyrtare Covid-19 në Rusi në 165.929 që nga fillimi i epidemisë.

Viktimat e virusit të ri janë 1 537, nga të cilët 86 humbën jetën në 24 orët e fundit. Në mes të një emergjence nga koronavirusi, vlerësimi për Vladimir Putin ra nga 63% në mars në 59% në muajin prill, niveli më i ulët në mbi 20 vjet, sipas studimit të qendrës demaskopike ”Levada”.

Për shkak të bllokimit, intervistat e sondazhit këtë herë u bënë përmes telefonit dhe jo ballë për ballë, dhe kjo mund të ketë pasur një ndikim minimal në rezultat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje