Irlandezët kanë mbledhur fonde për të ndihmuar amerikanët vendas, në përballjen me Covid-19, për t’u kthyer kështu nderin e një shekulli më parë.
Sipas New York Times, irlandezët kanë dhuruar para, të frymëzuar nga një gjest që popullsia vendase amerikane bëri ndaj komunitetit irlandez në 1847, duke dhuruar 170 dollarë, një shumë e barabartë me afërsisht 5 000 të sotshme, për ata që u prekën nga kriza e urisë.
Në platformën GoFundMe, ku po mblidhen fondet, janë mbledhur më shumë se 1.9 milion dollarë deri më tani.
“Nga Irlanda“, shkruan një dhurues, “170 vjet më vonë, nderi kthehet! Për vëllezërit dhe motrat tona amerikanë vendas, në momentin e tyre të vështirë“.
Një tjetër donator, Kris Marsden, shkroi se ai dhuroi “për shkak të bujarisë që treguan irlandezët ndaj tyre“.
“Shtypësit anglezë dhe elita qeverisëse në Irlandë ishin indiferentë ndaj miliona irlandezëve të uritur gjatë krizës së madhe të urisë në Irlandë”, vazhdoi ai. “Megjithatë, amerikanët vendas që gjithashtu ishin në varfëri ekstreme u dhuruan njerëzve që ishin mijëra milje larg dhe ndoshta nuk kishin dëgjuar kurrë për ta“.
Lekurekuqet e Amerikes jane amerikanet e vertete.Fatkeqesisht i kane mbyllur ne rezervate kolonet qe shkuan atje nga Evropa per te zhfrutezuar tokat e tyre.