Majlinda Keta shkarkohet nga Universiteti i Tiranës: Nuk e njoh vendimin!

6 Maj 2020, 19:03Sociale TEMA

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni shkarkoi sot nga detyra pedagogen Majlinda Keta, e cila është dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin.

Sipas Konit, në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë Keta nxorri urdhrin për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.

Majlinda Keta ka reaguar së fundmi ku nënkupton se nuk e njeh aspak këtë vendim.

Ajo e quan të pavlefshëm vendimin e shkarkimit nga ana e rektorit Koni dhe thotë se rektori nuk mund të shkarkojë një institucion. Keta argumenton mes të tjerash se shkarkimi është një procedurë e gjithë senatit dhe jo e  Mynyr Konit.

U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.

Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyren e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të fuksionit që ligji dhe statuti i ngarkon si organ ekzluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës , Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.

Ky akt i Zotit Koni është nje akt absolutisht i pavleshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:

1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion .

2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kopentence eksluzive e Rektorit, por është kopetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT. Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhërin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.

Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përvecse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të fuksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal.

6 komente në “Majlinda Keta shkarkohet nga Universiteti i Tiranës: Nuk e njoh vendimin!”

  1. loku says:

    Vazhdon banda kriminale e Mynyr Konit….

  2. Gudari says:

    Majlinda merrja ne goje Dhorit tash

  3. Andrea says:

    Kua kam then 100 here varni tek sheshi dy shkate=uesit e universiteteve DHORI KULE BYTHA dhe JORGAQ GAQI KACANI. Do shpetoje dynjaja

  4. Gaqi says:

    Rrofte Dhori Kule Bytha dhe Jorgaq Hajdut Kaqani.

  5. Stelina says:

    Pasha kryt akoma vazhdon te drejtoje hajni i Univrsitetit Politeknik Jorgaq Kacani! Kur del npension ky hajn? Si ka mundsi qe ky person drejtn akoma? Largojeni ket pis burre sepse ka qelbur gjith ingjinerine. Ky ka bere pis kedo petagog e kandidat qe ka mbeshtet sepse ne pisllek na ka mbijetu. Turp Turp Turp per te gjiht ju qe e mbani dhe e mbeshtetni deri mtani!!!

  6. Krio says:

    o lok.lokomotiva e Durrsit
    s po te kuptojm se ecen si lokomotiv.
    si quhen banditet e vertet se jane bere dekane tani.
    njeher behen rektor pastaj dekan.
    tani qe po flasim jan dekan.
    me kujtojn demokratin botror rus te nderuarin Putin.
    dhe shokun Enver dhe Sulejmanin e madherishem dhe Ertugrulin dhe Osmanin
    futja kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje