Në 2 vite si ministër i Jashtëm, Pacolli harxhoi 750 mijë € me bileta avioni

6 Maj 2020, 17:00Rajoni TEMA

Behgjet Pacollin mund ta keni dëgjuar shumë herë tek thoshte se nuk e shpenzon asnjë lekë të buxhetit të shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe se vizitat jashtë i bën me aeroplanin e tij privat. Por të kundërtën tregojnë paqyrat e shpenzimeve.

Brenda një periudhe 2 vjeçare, për sa ushtroi funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ai dhe stafi politik i Ministrisë i kanë harxhuar 775 mijë euro vetëm në bileta avioni.

Vetëm Pacolli ka harxhuar 100, 863.37 euro vetëm gjatë vizitave jashtë vendit dhe për telefonata, pa përfshirë këtu edhe shpenzimet për bileta avioni, shkruan gazeta e Kosovës KOHA.

Pjesën më të madhe të kësaj shume e ka lënë në hotele. Bazuar në pasqyrën e shpenzimeve që Ministria ia përcjellë pëër gazetën javën e shkuar, figurojnë 76,968.85 euro si shpenzime të kartelës në kategorinë “akomodimi gjatë udhëtimit jashtë vendit”. Shpenzime akomodimi i janë përshkruar edhe në një kategori tjetër – të tilla janë 3,413.52 euro.

Krahas këtyre, figurojnë edhe 11,576.08 euro shpenzime të kartelës për ushqim gjatë vizitave jashtë.

Ndërkaq, shpenzime të cilësuara “ të tjera” të kartelës gjatë këtyre udhëtimeve përbëjne 5,828.92 euro. Natyra e këtyre shpenzimeve nuk i është saktësuar gazetës.

Pacollit i janë përshkruar edhe 3,076.00 euro shpenzime telefoni.

Nuk janë ofruar të dhëna që dëshmojnë shumën e shpenzimeve të tij për bilet avioni, karburante, për përfaqësime dreka në Kosovë, e edhe për pagë e mëditje.

Megjithë këtë, disa të dhëna tregojnë se Pacolli dhe stafi politik mbështetës, për dy vjet kanë harxhuar për bileta avioni hiç më pak se 775,531.43 euro. Krahas kësaj, në perfaqësime e dreka zyrtare i kanë çuar 127,022.13 euro, dhe krahas këtyre harxhimeve në tryezë, figurojnë edhe 61,848.60 euro për akomodim e pritje delegacionesh.

Kësisoj, shpenzimet në komulativ të këtij stafi për vetëm këto tri kategori, e që nuk u janë përshkruar si shpenzime veç e veç, gati kanë prekur njëmilionëshin – 964,402.16 euro.

Përkundër këtyre shumave që figurojnë në dokumentin që Ministria ia ka vënë gazetës në dispozicion, Pacolli ka insistuar se pothuajse 98 për qind të udhëtimeve zyrtare i ka realizuar me aeroplanin e tij. Ka thënë se me paratë e tij janë paguar edhe hotelet, edhe për stafin që e ka shoqëruar.

Po kështu, se me të kanë udhëtuar falas, gjithmonë, edhe pasagjerë të tjerë të Ministrisë që kanë ushtruar detyrat e tyre, dhe se një pjesë të madhe të bujtjeve nëpër hotele i ka paguar nga xhepi i vet, pa kërkuar kompensim.

 

7 komente në “Në 2 vite si ministër i Jashtëm, Pacolli harxhoi 750 mijë € me bileta avioni”

  1. SHIFNI MER MINISTRAT TUJ NE SHQIPNI
    QE E ROPEN ATE VENDE I SHNDRUAN SHQIPTARET NE VIKTIMA

  2. blushi says:

    Keto Jane shume subjective sepse ato shpenzime Jane vetem 5% te totalit,ose 1333 euro/dite.
    Po Sa site ka qene Pacolli dhe ekipi I tij neper bote?
    Ore jeni loqe ju qe e botoni dhe ata kosovaret qe e Bene
    Vetem donation ne kosove Jane mbi 30 million euro,per xhaba.Po kujt I hyn ne sy ?Rrugacet .
    Mjere Kosova qe ka rene ne Dore te shejtanit.
    NUK shikojne ariun,por shohim miun.
    Kurt,ngele adoleshenti dhe inatcor.
    Anarshisti Kurt.
    Kot lodheni dhe Pak site keni Kurt.

  3. Realisti says:

    Nese i harxhoi mire beri. Pyetja eshte se cfare fitoi Kosova nga keto harxhime?

  4. Lili says:

    Keqperdorim te parespublike per aferat e tij private! Burg edhe kthim te pareve!

  5. Dn says:

    Imagjinoni sa bursa per studentete do kishim me gjithe keto pare!

  6. God Bless you says:

    Po pse budalla është Pacolli ti hudhi karburant avionit personal me paret e tija…?
    Ai per kete sakrificë la Zvicren …
    Le se u ka lodh shumë per lobimiet (-7) e ka rezultatin…
    Shume thonë ku pyet Përcolli për pare..
    Pyet or pyey pyet që çke me të (shumë madje)..

  7. Tani says:

    Baca Adem a e shikon sa mir bane qe e shujte familjen tande per me pru n’pushtet kta njeréz kaq te ndershem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje