Raporti i ‘Freedom House’, Rama: Shqipëria, vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor

6 Maj 2020, 15:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” për sa i përket demokracisë në vendin tonë.

Sipas Ramës në këtë raport thuhet qartë se Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Ram i është përgjigjur edhe kritikëve të cilët sipas tij kanë kërkuar të dinë nëse donte të e vriste vriste ndërgjegja për raportin e bërë nga “Freedom House”.

Më tej kryeministri Rama shprehet se Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Reagimi i plotë i Ramës:

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

? Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit.

5 komente në “Raporti i ‘Freedom House’, Rama: Shqipëria, vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor”

  1. Kosta says:

    Ca thote Rama more??Une e pash vete dhe harta e Shqiperise ishte me ngjyre re kuqe si vishnje,atje ku benin pjese vendet me media te varura e te kontrolluara nga grupet e interesit.Me mjafton kjo per ta quajtur Ramen kryemashtrues sepse eshte nje informacion qe mund ta verifikojne te gjithe.

    1. ben says:

      https://freedomhouse.org/
      Ketu mund te hyje cdo rilindas
      Dhe ta kuptoje te pakten njehere sa bukur eshte kur kr rilindasi tall trapin rendshem. Kuptohet vetem me ta sepse njerzit normale nuk mund ti talli 1 psikopat

  2. faro says:

    Është HERA E PARË në historinë e Shqipërisë, që meritojmë këtë renditje ballkanike.
    Se cili e realizoi këtë syrprize, unë e kam krejtësisht të qartë!

  3. ben says:

    Edo
    Freedom house ka 1 site ne internet, qe i thote vete ato qe do te thote qe eshte ky me poshte
    https://freedomhouse.org/
    Ketu thote qe Shqiperia eshte vend pjeserisht i lire dhe qe Shqiperia eshte perkeqesuar krahasuar me 1 vit me pare.
    Nese ti mendon qe shqiptaret kenaqen qe ju jane perkeqesuar lirite ,por ka edhe me keq se ne afganistan dhe ne siri apo serbi ,te lumte qe vazhdon talljen e trapit me rilindasit.
    Eshte si ta peshtysh tjetrin ne surat
    Por ti thuash kjo eshte pozitive se ,komshiu komshiun tjeter e peshtyu 2 here.
    Ec aty gjigand me kete popull duhet vertet te besh 1 ligj qe ti peshtysh te pakten 1 here ne dite ne surat, dhe sipas Freedom house je ne kete rruge.
    Mos u ndal ed rama.

  4. Timi says:

    As mos harxho kohe e energji me babalet dhe kazanin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje