Tritan Kalo: Heqja e masave kufizuese mund të shtojë numrin e rasteve me koronavirus

6 Maj 2020, 08:40Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, i druhet një vale të dytë të Covid-19.

Në një intervistë në Skype në studion e lajmeve të TemA TV, Kalo tha se dalja nga izolimi krijon kushtet për një të tillë, nëse nuk respektohen masat e rekomanduara për fazën 2.

I trembem shtimit të numrit, prandaj bëj shpesh apele. Mbyllja brenda dy muajve dhe kontaktet e pakta, vetëm me njerëz të familjes, por jo me mjedisin e jashtëm, janë faktorë që ndikojnë nëse nuk zbatojmë masat e distancimit, higjienës, ushqimit, rehidrimit”, tha Kalo.

Kalimi në fazën e dytë do të rrisë mundësinë e rritjes së numrit të të infektuarve.

Frika është që personat që nuk kanë imunitet të përplasen me të infektuar dhe të ketë një shtim të rasteve. Kësaj i druhen vendet e tjera, madje edhe vetë Kina”, tha Kalo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje