FOTO: Monedha 1 Lek në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj 2020, 18:17Sociale TEMA

Ngjarje të rëndësishme historike të vendit janë përdorur në vite në prodhimin e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare.

Banka e Shqipërisë publikoi sot foto të monedhës 1 Lek të vitit 1969, dizenjimi i së cilës përkujton 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Pjesa e përparme e monedhës paraqet gdhendjen e imazhit të skulpturës “Partizani Fitimtar”, realizuar nga Odhise Paskali dhe e vendosur në Mathauzen, Austri, në vitin 1968. Ndërkohë, pjesa e pasme e monedhës mban stemën e Republikës Popullore të Shqipërisë të rrethuar nga yje dhe vitet 1944-1969.

2 komente në “FOTO: Monedha 1 Lek në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut”

  1. Tutu says:

    O injorante , monedha eshte hedhur ne perkujtim te 25 vjetorit te fitored mbi nazifashizmin dhe bashkepuntoret e tyre ..

    1. VFLP says:

      Po pra, monedha shkruan qarte : 25 vjetori i Clirimit (dmth 29 nentor 1944 – 29 nentor 1969)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje