Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar për masa lehtësuese.
Kujtim Mema kryetari i “Shoqatës Transporti Kombëtar Interurban” në studion “ABC News” ka folur për vështirësitë që kanë linjat urbane për shkak të karantinës, ndërsa shtoi se për shkak të pandemisë bileta mund të rritet me 30%.
Ai theksoi se në këtë kohë pandemie linjat janë në një situatë jo të mirë, ndërsa shtoi se Ministria, drejtoritë duhet të sensibilizohen dhe premtimet të mos mbeten vetëm në letër.
“Situata e protokollit të sigurisë me gjysmë kapaciteti atje do të na çojë”, tha Mema.
Nëse do të shkojmë me gjysmë kapaciteti, bileta do të paktën patjetër 30% të rritet. Nuk është ndonjë përqindje e madhe. Ne dhe biletën e kemi shumë të ulët si biletë. Ky çmim bilete përket vitit 1998-1990, kur ka qënë nafta me 100 lek dhe bileta është e asaj kohe.”
“Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre.
Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për t’i shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.
Më tej ai shtoi se do t’i drejtojnë një shkresë Bashkisë së Tiranë së taksa të ulet, jemi tre muaj pa punë.
“Parashikimi jonë për t’u kthyer në normalitet është nga 20 shtatori. Korriku dhe gushti janë dy muaj që nuk ka lëvizje.
Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30% të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema.
Çfarë TAKSE tē ULET , kur NJË LINJË e VETME si ajo e TIRANË-KAMËZ , fitonte 15 MILION LEK të VJETRA në DITË FITIM !!!!! LALI ERI të ketë KUJDES KUJDES KUJDES , se mbas këtyre BIZNESEVE qëndrojnë KRRIMINELË ORDINERË , BANDITË KRYEHAJDUTË dhe VRASËS SERIALË !!!!!! ASNJË LËSHIM këtyre dhe i mbani në KONTROLL për ÇMIMIN e BILETËS , deri sa t’ju SEKUHESTRONI dhe KONFISKONI KOMPLET të gjitha PASURITĒ dhe LLOGARITË BANKARE , sepse janë KRRIMINELË dhe MAFIOZË të HESHTUR !!!! I BËJ THIRRJE BASHKISË dhe QEVERISË , që t’ju NGREJI TAKSAT këtyre BANDAVE të TRANSPORTIT dhe ti detyrojë me DHUNË të PAGUAJNË SHOFERËT , FATURINOT dhe gjithë PUNËTORËT e tjerë , sepse MILIONAT E €UROVE të tyre NUK mbarohen !!!! QEVERIA duhet ti fusë në FILTËR këta PRONARËT e këtyre BIZNESEVE , sepse janë SERIALË KILLER , NARCO-TRAFIKANTË , BANDITË , HORRA dhe FUNDËRRINA , që kanë marë me QINDRA JETË SHQIPTARËSH !!!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES nga MAFIA dhe KRRIMINELËT e TRANSPORTIT PUBLIK !!! BURG BURG BURG BURG BURG dhe KONFISKIM të të gjitha PASURIVE që ZOTËROJNË