E trishtë në Kosovë: Burri shërohet, gruaja vdes sot nga Covid-19

7 Maj 2020, 19:05Rajoni TEMA

Në Klinikën Infektive të Kosovës sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë nga Covid-19 një 63 vjeçare nga Dragashi.

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar për RTV Dukagjinin se viktima ishte shtruar shtruar në Klinikën Infektive me 26 prill bashkë me bashkëshortin e saj i cili po ashtu kishte rezultuar pozitiv.

“Ky person për fat të mirë është shëruar dhe sot është liruar për në shtëpi, por fatkeqësisht bashkëshortja e tij nuk arriti të mbijetojë”, tha ai.

Pacientja që ndërroi sot jetë ishte infektuar në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit. Krasniqi njofton se në Klinikën Infektive janë shtruar për trajtim edhe 12 pacientë.

Deri më tani Kosovë janë shënuar 27 viktima nga Covid-19, janë infektuar 860 persona dhe 533 janë shëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje