Si u turpërua Vetëvendosja nga Behgjet Pacolli?

6 Maj 2020, 21:40Rajoni TEMA

Përplasjet politike në Kosovë u tensionuan edhe më shumë gjatë kësaj jave. Nga Ministria e Brendshme, ushtruesi i detyrës së Ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla akuzoi presidentin Thaçi se e kishte kontrabanduar deputetin Pacolli. Nga shtëpia e tij, presidenti Thaçi në stilin e një hip-hop artisti e ftoi Sveçlën që ta merrte Kurtin e t’i shkonte në shtëpi, derisa e quajti VV-në parti kriminale. Në ndërkohë, foli edhe Gjykata Kushtetuese.

Java nisi me bujën që e kishte shkaktuar deklarata e ish këshilltarit të kryeministrit, Shkëlzen Gashit, për luftën e UÇK-së. U tha se Qeveria Kurti kishte premtuar se nuk do të ulej me Serbinë pa kërkuar kjo e fundit falje për krime lufte, por në fund vetë Qeveria Kurti pranoi krimet e luftës të UÇK-së.

Menjëherë më pas, vëmendja e publikut u përqendrua te kërkesat e përsëritura të deputetit Behgjet Pacolli që të kthehej në vendlindje. Sipas tij, Qeveria nuk po i jepte leje që me avionin e tij të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas Qeverisë, ai do t’i nënshtrohej rregullave të Karantinës në Konvikte.

Më pas, z.Pacolli mori leje nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe u vendos në banesën e tij atje. Dhe, një udhëtim i presidentit Thaçi drejt Shqipërisë bëri që të shpërthente gallata në formën më të gërditshme të saj.

Sveçla akuzoi Thaçin se ishte ulur në mënyër ilegale në ulësen e parë të veturës presidenciale, duke lënë dyshimin se Pacollin e kishte futur në ulëset e prapme, apo edhe në “gepek”. Sceçla tha se dyshohej që presidenti “e kishte kontrabanduar Pacollin.”

Për dy ditë nuk u kuptua vend-ndodhja e ish presidentit Pacolli, dhe kështu pyetja njëmilion dollarëshe u bë “Ku është Behgjet Pacolli?”

Kjo pytje mori përgjigjje nga vetë Pacolli që ndau fotografi nga banesa e tij në Shqipëri. Por, presidenti Thaçi e rëndoi më shumë situatën duke i prishur karakterin komik. Ai iu tha t’i shkonin “në shtëpi Sveçlës e Kurtit” dhe i quajti “grup i organizuar kriminal.”

Në ndërkohë, u mësua se Qeveria i kishte dhënë lejeqarkullim Aleksandër Jabllanoviqit, politikanit serb që dikur kërkonin me forcë të shkarkohej në protesta të dhunshme. Po ashtu, leje i ishte dhënë edhe një këngëtareje  të quajtur Tanya. Argumenti se të gjithë ishim të barabartë nuk vlente.

Sidoqoftë, Pacolli u kthye në Kosovë por nuk u vendos në karantinën e konvikteve. Pyetja që do të duhej të shtrohej me forcë nga përkrahësit e VV-së nëse do të ishin konsistentë në bindjet e tyre do të duhej të ishte: “Pse Pacolli nuk u vendos në karantinën te konviktet?”

Në ndërkohë, të premten Gjykata Kushtetuese vendosi që ta pezullonte përkohësisht deri më 29 maj dekretimin që i bënte presidenti Thaçi, Avdullah Hotit për të formuar qeverinë e re. Kjo Gjykatë u mor kësaj here edhe me një sulm banditesk që i kishte bërë kryeministri Kurti duke i akuzuar pa asnjë provë për “anshmëri politike” e “joprofesionalizëm”. Kushtetuesja i quajti këto sulme si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën kushtetuese të vendit.

Po gjatë kësaj jave, LDK nënshkroi marrëveshjen për koalicion qeverisës me AAK-në dhe me Nismën Socialdemokrate./Periskopi

2 komente në “Si u turpërua Vetëvendosja nga Behgjet Pacolli?”

  1. mik says:

    Mos u lodhni kot, se nuk do te kete qeveri te re ne Kosove.
    Ju vetem se dis-informoni popullin e krijoni lajme pa baze !! Ky tha keshtu e ai tha ashtu !! Ne bote nuk merret kush me kete lloj ” lajmesh “. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto. ( telefon i prishun ).

  2. Kim été says:

    Partia vetvendosja duhet të dij që të gjitha Partit politike në ketë vend kan te drej të vetvendosin si brenda partis dhe në pushtet, por nëse bën gabime që bien në sy {heqja e taksës me Beogradin, te kushton detyrën e kryeministrit}, dhe kërkesa për një votim njëherazi me armikun e dikurshëm, është tradhëti ndaj shfuqizimi si forc Politike ,rekomandohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje