Më 4 maj, u bënë dyzet vjet nga vdekja e Josip Broz Titos, Presidentit të Jugosllavisë socialiste, të cilës i priu me grusht të hekurt për tridhjetepesë vite. Ekziston një tendencë në qarqe akademike që Titoja të ravijëzohet për disa nuanca më liberal në krahasim me diktatorët e tjerë të Bllokut Lindor. Por, fakti se qe diktator hera-herës më i butë, nuk e bën jodiktator. Madje, historiani i njohur Viktor Sebestjen do ta cilësonte Titon “po aq brutal sa edhe Stalini”. Më duhet ta them këtë dhe t’i hedh siparin këtij shkrimi me këtë sqarim duke pasur parasysh një tendencë rehabilituese për figurën e tij që ekziston tejendanë ish-dominionit jugosllav.
Së pari, ekziston një keqkuptim. Dobitë potenciale që kanë mundur t’i gëzojnë disa struktura të caktuara urbane – madje jo e tërë popullsia urbane, por vetëm ata që ishin në ose pranë nomenklaturës – priren t’i paraqesin si dobi të të gjithë popullsisë. Fotografitë nostalgjike të banesave shëmtueshëm të hirta e të zymta në qendër të Prishtinës kanë qenë vetëm oaza në mes të një shkretnie sociale. Nuk ke pasur nevojë të shkosh më larg – në Drenicë, Deçan e gjetiu ku e shihje mesjetën me sy – por të ka mjaftuar të ecësh vetëm pak metra për të dalë në Vranjec dhe paralagjet e tjera për ta kuptuar mjerimin ekonomiko-shoqëror. Jo se qendra estetikisht brutale e Prishtinës ish kush e di se çfarë mrekullie metropolitane, por periferia e saj dhe viset rurale të Kosovës ishin akoma në “Botën e Tretë”.
As fakti që mund të shkoje në bregdet nuk thotë gjë prej gjëje. E para, bregdetin mund ta shijonin vetëm elita e kohës. E dyta, bregdetin nuk ua mohonin as diktatorët e tjerë atyre që s’bëzanin. Edhe zhvillimi i hovshëm ekonomik e ka një shpjegim – kreditë dhe borxhet e huaja. Zhvillimi ishte një fluskë, një iluzion. Jetën që e shijuan rinia e fillimviteve ’70, do ta paguante rinia e fundviteve ’80. Hiperinflacioni i kohës së ish-kryeministrit të fundëm jugosllav, Ante Markoviqit, ishte shembulli më eklatant i asaj fluske që e kishte azdisur Titoja.
Ajo nuk ishte fytyra e vërtetë e Jugosllavisë së Titos. Fytyra e vërtetë e saj ishte skamja e fshatit, papunësia e qytetit që shkonte gjithnjë në rritje dhe UDB-ja – ajo ngrehinë kriminale që kultivonte sadistë të egër që kryenin torturat më perverse, që përdhunonin vajza konviktesh, që tredhnin e sodomonin të rinj fakultetesh, që rripnin lëkurën e të burgosurve politikë. Këto viktima dhe familjarët e tyre jetojnë çdo ditë me makthin e rehabilitimit të atij sistemi po aq sa edhe me makthin e atyre torturave meskine.
Për dyzet e kusur vite të socializmit jugosllav, Kosova asnjëherë nuk e lëshoi vendin e fundit në rang-listën e zhvillimit ekonomik, të pagës mesatare, të të ardhurave për frymë, të shkallës së industrializimit, të zhvillimit kulturo-arsimor, të rrjetëzimit infrastrukturor, të modernizimit të bujqësisë, etj., sikurse nuk e lëshoi pozitën e parë për rajonin me numrin më të madh të të burgosurve politikë për kokë banori, për numrin e të të ftuarve në “biseda informative”, për diferencimet segreguese, për shkallën e represionit dhe për fyerjet raciste e maltuziane që i pësonte çdo ditë “Šiptari” i gjorë, qytetari i dorës së dytë të Jugosllavisë së dytë.
Natyrisht, ndonjë trajtim më të mirë nuk e kishin as udhëheqja krahinore shqiptare, ndonëse ata mendonin se e kanë. Kryekomandantit të partizanëve të Kosovës, Fadil Hoxhës, nuk ia dinin madje as emrin. Në takimet e para pas lufte në Beograd atij i referoheshin thjesht si “ky djali prej Kosmetit”. Për njëzet vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur asnjë kryetar shqiptar të Komitetit Krahinor, për një dekadë nuk ka pasur asnjë shqiptar në Komitetin Qendror të Partisë, ndërkohë që u desh të kalonte një çerek shekulli që një shqiptari t’i besohej anëtarësia në trupin më të lartë të saj, në Byronë Ekzekutive dhe kaluan dy dekada para se t’i besohej anëtarësia në KEF – qeverinë qendrore federale. Ata jetonin shumë më mirë se fshatarësia që dirgjej në prapambetje, por sadomos asnjëherë s’u pranuan nga kolegët e tyre jugosllavë ndryshe pos si “Šiptari”, sado që shumë syresh donin të besonin se në fakt ishin beogragjanë.
Një keqkuptim i shpeshtë që ndodhë është edhe togfjalëshi “epoka e Rankoviqit”. Në fakt, s’ka ekzistuar një epokë e tillë. Gjithnjë ka qenë epoka e Titos. Për aq sa mund t’ia veshësh vetëm Kadri Hazbiut krimet e Enver Hoxhës, po aq mund t’ia veshësh vetëm Rankoviqit krimet e Titos. Rankoviqi asnjëherë s’ka qenë mbi Titon. Në rastin më të mirë ai ka qenë njeriu i dytë i tij. Por, të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore – masakra e Tivarit, masakrat e Drenicës dhe Gjilanit, dëbimi masiv në Turqi, aksioni i mledhjes së armëve, ndalimi i përdorimit të flamurit kombëtar, Procesi i Prizrenit, shtypja e dhunshme e demonstratave dhe burgimet politike e maltretimet nëpër burgje – kanë ndodhur në shtetin të cilit i ka prirë Titoja dhe pa dijeninë e të cilit s’është bërë hiçgjë, sikurse në secilën diktaturë tjetër moniste. E, Titoja as e shkarkoi Rankoviqin, në Pleniumin e Brioneve në korrikun e 1966-s, se i qante zemra për shqiptarët, por sepse i dhimbsej kolltuku, sikurse të gjithë diktatorëve të tjerë.
Kosova vërtet shënoi disa përparime ekonomike, por ato ishin modeste dhe të pamjaftueshme. Indikatori më i mirë është numri i madh i emigrantëve ekonomikë që u detyruan ta lëshojnë Kosovën që nga vitet ’60 në drejtim të Gjermanisë e Zvicrës, të cilët kryesisht vinin nga fshatrat e prapambetura. Indiktator tjetër është edhe pakonkurueshmëria e shumicës së industrisë socialiste të Kosovës në konditat e ekonomisë së tregut të lirë. Një indikator i tretë është edhe shkalla e ulët e zhvillimit të fshatrave – një pjesë e madhe e fshatrave në Kosovë për herë të parë rrugë asfalti dhe objekte shkollore kanë parë vetëm pas çlirimit.
Natyrisht, Titoja s’ishte i tillë, diktator, vetëm ndaj shqiptarëve. Qasjen e tij staliniste e ka dëshmuar edhe në likuidimin e shokëve të partisë në Moskë që para Luftës së Dytë Botërore duke i hedhur në kthetrat e NKVD-së së Berias e Stalinit. Edhe më pas, krimet e tij janë gjithfarëshe – masakra e OZNA-s ndaj 15 mijë civilëve e pengjeve në Tezno të Sllovenisë, masakra ndaj 1,500 kroatëve e sllovenëve në gropën e Barbarës, masakra e Velesit e janarit 1945, masakra e 20 mijë hungarezëve në Vojvodinë, vrasja e 50 mijë dhe dëbimi i 280 mijë gjermanëve svabianë të Vojvodinës, ekzekutimi i rreth 11 mijë italianëve të Istrisë, ekzekutimi i 20 mijë kundërshtarëve politikë në Kuçevski Rog të Sllovenisë, burgosjet dhe torturat e 16 mijë kundërshtarëve politikë në ishullin-burg të Goli Otokut, etj.
Ai nuk u tregua më liberal as brenda sojit. Më 1948 i zboi nga vendi 5 mijë dhe përjashtoi nga Partia 55 mijë “ibeistë” – anëtarë të partisë që nuk u pajtuan me polemikën e tij me Stalinin dhe Informbironë, mësa më 1954 do ta dëbonte nga partia Millovan Gjillasin, një ndër njerëzit e tij më të afërt të luftës, por edhe të krimeve. Më vonë, vetë Gjillasi, i veshur me petkun e liberalit, do ta akuzonte Titon për ndërtimin e një shteti diktatorial dhe një shoqërie totalitare. Më 1968 Titoja do ta urdhëronte mbylljen e “Praksis”-it, zhurnalit filozofik të Gajo Petroviqit e Danko Gërliqit me shokë, e cila paçka se ishte shkollë marksiste e mendimit, për faktin që devijonte nga dogma titiste, u desh të mbyllej, sado që aty botoheshin (dhe merrnin pjesë në “Shkollën verore të Korçulës” që organizonte grupi i Praksisit) edhe emra eminentë të mendimit filozofik të kohës, si Herbert Markuzeja, Erik Fromi, Ernst Bllohu, Gjergj Lukaçi, Jyrgen Habermasi, Shlomo Avineri, etj. Në fillim të viteve ’70 Titoja do ta niste “gjuetinë e shtrigave” edhe ndaj mendimtarëve liberalë brenda partisë – sidomos ndaj Latinka Peroviqit e Marko Nikeziqit në Beograd dhe Savka Dabçeviqit e Miko Tripallos në Zagreb – duke dëshmuar sërishmi se ai ishte një diktator paranojak që nuk toleronte mendim ndryshe.
Pra, Titoja pa mëdyshje ishte diktator. Ai ngriti një shtet ku mbaje dhjetëra vite burg vetëm sepse dëgjoje radio, sepse lexoje libra, sepse ngrisje dy gishta lart ose sepse shkruaje dy shkronja – RK. Titoja nuk ishte diktator me të dëgjueshmit. Në fakt, rrallë ndonjë diktator nuk ish i tillë me të dëgjueshmit. Një diktaturë nuk qëndron dot në këmbë vetëm falë aparatit represiv, por i duhet edhe aparati ideologjik, nomenklatura lokale dhe shtresa e mesme e integruar dhe e heshtur me regjimin. Paskëtaj, asnjë diktator nuk ia mohon asaj benefitet në këmbim të dëgjueshmërisë dhe besnikërisë.
Prandaj, është për t’u kundërshtuar çdo përpjekje, sado e dëshpëruar qoftë, për ta rehabilituar figurën e një diktatori. Njëlloj, është për t’u kundërshtuar gjithsecila orvatje që rend t’iu këndojë me nota nostalgjie pseudopërparimeve të kohës. Që këtej, është e gabuar maksima “Kosova ka degraduar këto njëzet vite” sepse ajo nënkupton që dikur Kosova ishte e “graduar”. Kosova e Marshall Titos – përjashto një oazë në qendër të Prishtinës dhe aty-këtu në tri-katër qendra të tjera urbane – ka qenë jo vetëm vendi më i prapambetur në Evropë por edhe shumëfish më i prapambetur sesa sot. Dallimi mes Kosovës dhe Maqedonisë ose Bosnjes sot është thuajse i pavërejtshëm, gjersa në kohën e Marshallit ishim vite larg tyre. Kosova e sotme ngec në shumë drejtime dhe mbase nuk kemi mbërritur aty ku kemi synuar, por Kosova asnjëherë s’do të jetë aq keq sa ish në atë kohë – qoftë me demokraci, qoftë me ekonomi.
Kosovën e Titos e krymbte edhe injoranca e padija. Vetë Kardeli, krahu i djathtë i Titos, kur e kishte vizituar Kosovën në vitet ’70 ishte ankuar se udhëheqja krahinore nuk paska hapur universitet, por një ent social për akomodimin e frustracionit ekonomik të të rinjve. Ajo nomenklaturë komuniste kosovaro-jugosllave prodhoi ministra federativë me shkollë të mesme, gjimnazista që bëheshin profesorë fakulteti vetëm sepse kishin qenë partizanë dhe kryetarë të Kosovës që nuk e dinin çfarë quajmë Galeri të Arteve. Në “Rilindje”, të vetmen gazetë ditore në gjuhën shqipe, mund të hasje faqe e faqe për kaprojtë e vrarë të gjuetarit gjenial, shokut Xhavit Nimani, por gjer më 1968 nuk gjeje asnjë germë për Skënderbeun, anipse s’mungonin broçkullat prej hagjiografisë nacionaliste serbe – që prej të bëmave të Stefan Deçanskit, gjer tek shtypshkronja mesjetare kishtare e Graçanicës.
Tekembramja, shpeshherë kritika për klasën e sotme politike bëhet nga pozitat klasore dhe krahinore më shumë sesa nga ato politike. Mallkime e kukamë çjerrëse nga oaza. Fatkeqësisht e gabimisht shumë syresh 1999-n nuk e përjetuan si çlirim nacional, por si përmbysje klasore. Ndërkohë që kemi shumë arsye për ta kritikuar mënyrën e qeverisjes së kësaj klase politike të pasluftës, shumëkush e gjen shtegun më të shkurtër – jo atë të analizës sistemike ideopolitike, por atë të urrejtjes e fajësimit krahinor – që jo rrallëherë merr konotacione raciste: “po na qeverisin katundarët”. Asgjëmangut, asnjëherë nuk synoj t’i fus në një thes të gjithë. Paçka që shumë syresh nuk mendojnë kësisoj, ngel shqetësues fakti që aq shumë syresh mendojnë asisoj.
Fitim Salihu/Gazeta Express
E kishte emrin republika Federale socialiste jugosllavie e jo republika Federale jugosllave??
Me ATE socialiste,permblidhen te gjitha,e seshte nevoja per te komentuar!
Tito kosoves i dha nje Status Politik,ATE te autonomis!
Tito ish nje Kommunist teper liberal ne krahasim me udheheqsit te tjer lindore,te Lire te zgjidhnin perendimin kapitalist apo socializmin titist,pra kjo ishte deri diku liri per Ter popujt ne jugosllavi,Duke perfshire edhe shqiptaret,dhe si nata me diten me Enver Hoxhen ku burgosi Ter shqiprine e shqiptaret!
Tito U jeptee Universitäte shqiptarve deshi ti integronte
,kta deshnin xhami e Arabi,deshi ti civilizonte,por ke te civilizosh,civilizohet Hoxha!!
Desheronte shkolla perendimore,kta deshnin shkolla Arabe!
Po mo grekoman Beni po, deshironin edhe tet’eme, por e kishte bythen te palare, ajo katunarja jote qe jetonte me dhite ne stan …
me maman e Benit merru nuk me intereson se katunare kooperative ka qen e qinte kryetari i kooperatives,prandaj bej cfar te duash me ate kurven,por me motren e Benit mos u merr se e kam un ne patronazh duke ja qire cdo dite pervec ne ditet kur i vijne zakonet,qe mos kemi fjale shoku e mira eshte ta dishe qe motren e Benit e qij une,flm per mirekuptimin.
Ja me thuaj, e lan bythen kjo e motra?
Sa ishte Tito,shqiptaret nuk Kishin nevoje per te bere adn, me ikjen e tij duhet tu behet adn se se mos Jan cikat e jovanit keshtu edhe ti mos je djali jorgos e jo i kasemit???
Ti lalke Beni, bej adn-ne tende se mos del gomar, ate bej ? ? ? ? ?
O ben Po ky shkrimi ketu larte nuk thot keshtu. Liberalizmin titua e perdori aqe sa i intersonte atij dhe jo me shum.
Po Emigracionin e lejoi se i interesonte atije.Ai nga emigracioni kishte dy fitim.
nje fitim se merret takse nga shteti qe i merret qytetare Jugosllav dhe nje fitim tjeter e kishte se marken e sillnin e Jugosllavi.
Po ashtu me emigrimin hiqte qafe edhe kundershtaret politik te cilet gjente mundesi per ti larguar.!
Kamarjer , nje dopjo raki per benin ……
E sakte [email protected], ne kemi jetuar ate kohe ne ate vend, ishe i sigurt, s‘te hante hakun njeri, i lire te veproje, beje çfare doje, si jugosllave i respektuar kudo qe shkoje, kishte shtet ore vella tjeter se iriqi therra do.
Shkrim briliant.
Aq me shume, kur vjen nga nje djale i ri siq eshte autori.
Bravo. Pershkrim perfekt i gjithe asaj qe kemi perjetuar ne në Jugosllavi.
Te lumtë Fitim Salihu
O Ferizaj edhe ti Fitim pse nuk ardhet këndej tek ne të kishit bo ca vjet burg e pastaj tju dorezonte Enveri në kufi e të bënit edhe ca vjet në Jugosllavi ! Pastaj Fitimi të bënte një shkrim për këtë histori te 2 burgjeve dhe Ferizaj të komentonte ” shkrim super brilant” ! Ketu ne Shqiperi qarkullonte një proverb për ata që arratiseshin nga Jugosllavia: Kosovar o Kosovar erdhe për p.dh dhe hëngre k.r ! Brilante apo jo Ferizaj?
Lirija per shqiptaret ishte nga viti 1940 deri ne vitin 1945 ku shqiptaret filluan te frymonin lirisht ,u hapen shkollat shqipe ,kendeohej kenga shqipe e himni shqiptare perdorej flamuri kombetare ,kishte polici e ushtri shqiptare etj liri qe spershkruhen dote .Paramendoni ne Sangjakun shqiptare kishte shkolla shqipe e flamure shqiptere e njashtu edhe ne Qameri .Me ardhjen e Titos filloi tmerri dhe shqiptaret e ish JU trajtoheshin si gabelet ose si njerez te veqante perbuzeshin e shaheshin pse sllafosnim sllavisht .. se paku 300mije u perzune ne Turqi etj etj .Komunizmi ishte ferre si per KOSOVEN e njashtu edhe per Shqipnin edhe pse ne skishim njohuri per kete .Rrnofte Shqipnija e Kosova ,Sangjaku e Qamerija kjo do te jete Shqipnija ….
Torrollak, shkruaj shqip se s’ka ndermentd njeri te lexoje zhgarravinat e tua, o analfabet.
Qe te jesh patriot ne rradhe te pare duhet te dish shkrim e kendim, po ti nuk paske mesuar, sepse s’ke lindur ne vitet 1940-1945 ? ? ?
U budall nga 1939-1944 nuk kishe shtet jo mo te kishte liri. Ia kishe dhuruar shtetin të tjerëve.
Nuk ishe as i pushtuar si shtetet e tjera por pjesë e Mbreterise Italjane dhe me pas nje e lloj sajese gjermane me 4 mbreter. T’rre mendja se ishe komb i lire! Nuk vazhdoi edhe nja 5 vjet ajo “liria” qe ta kishe kuptu tamam. Ai Kampi i “pushimeve” ne Prishtinë kushedi se deri ku do përfundonte.
Na cave trapin o Fitim …
Me mesoi shume gjera qe nuk i dija per Titon dhe Kosoven ne kohen e tij. Shkrim i sakte ne
analize dhe i kendshem per tu lexuar.
Kur nuk i dije, atehere si thua qe eshte “shkrim i sakte” se na cudite!?
Le te permendim dy ndryshime te Titos dhe Enverit (Stalinit).
Titoja nuk vrau as Rankovicin as Gjilasin. Ne e dime mire ke vrane brenda lloit Enveri dhe Stalini.
Titoja i la te lire njerzit ne Evrope Enveri e rrethoi me tela me gjemba (kloni) Shqiperine.
Eshte e tepert te vazhdojme mete tjera.
Sepse Enveri ishte patriot shqiptar ndersa Tito ishte patriot i askujt. Kupton o kokgdhe!? Shtepia ka tjeglla, shteti ka rreglla! Shqiptaret nuk lejoheshin te largoheshin nga atdheu dhe nga 1 milion ne 1945-n u bene 4 milion ne 1990-n! Asnjehere shqiptaret s’kane qene kaq shume ne numer dhe kaq te organizuar si shtet. Nga ana tjeter kush bente krime dhe tradheti hante plumbin, qe te mos guxonin te tjeret ta benin! Kupton o patate!? Eshte ceshtje kendveshtrimi o rob i trashe! Kendveshtrimi juaj si pasardhes te bashkepunetoreve te fashizmit eshte kendveshtrim qesharak dhe fare fare i perkohshem!
Ti flet me kendveshtrime , une vetem permenda faktet, te cilat jo ti por askush tjeter nuk i ndryshon dot.
“Faktet” e tua jane thjesht kendveshtrim me vleren e letres higjienike!
Tito, si cdo udheheqes komunist, ka qene nje diktator. Absolutisht po. Ndodhitd jane kur bota ishte ndare ne dy pjese (Muri Berlinit). Titos duhet ti njihet merita qe reagoi, “hoqi” murin duke shkeputur marredheniet me rusine. Nderkohe qe Enver Hoxha rrethoi vendin e tij me tela me gjemba dhe ne vend te kthente fytyren drejte perendimit, u nis drejte lindjes. Braktisi Titon per te perqafuar Stalinin. Me pas Tito vendosi lidhje me perendimin, realizoi levizjen e lire te qytetarve jugosllav ne evrope, mori kredi zhvillimi etj. Ne ate kohe mireqenia ne jugosllavi krahasohej me italine. Tito nuk e shkaterroi pronen private. Per pasoje, kosovaret dhe ish jugosllavet nuk kane probleme me pronen, si ne shqiperi. Kosovaret, ndoshta, vuajtjet i kane me shume nga serbia e cila perbente klanin me te forte dhe me antishqiptar ne federate. Kur kosova fitoi autonomine, serbet ishin kundra dhe kane reaguar ashper. Me autonomine Kosovaret vertet nuk fituan te drejta si kombet e tjere po autonomia, pervecse dobesonte klanin serb, u jepte mundesi zhvillimi kulturor kosovarve. Pas kesaj kosova zhvilloi identitetin e saj, te drejten e flamurit, hapjen e universitetit etj. Ne Sarajevo, ku lufta ka bere kerdine, kam pare bustin e Titos te pacenuar dhe me tufe lulesh. Periudha e pas titos tregoi qarte sa i forte dhe antishqiptar ishte nacionalizmi serb. Heqja e statusit te autonomise se kosoves dhe me tej luftrat kunder kroacise, bosnjes dhe genocidi kunder kosovarve qartesoi se serbet ishin antishqiptaret me te eger ne jugosllavi.
O ben Po ky shkrimi ketu larte nuk thot keshtu. Liberalizmin titua e perdori aqe sa i intersonte atij dhe jo me shum.
Po Emigracionin e lejoi se i interesonte atije.Ai nga emigracioni kishte dy fitim.
nje fitim se merret takse nga shteti qe i merret qytetare Jugosllav dhe nje fitim tjeter e kishte se marken e sillnin e Jugosllavi.
Po ashtu me emigrimin hiqte qafe edhe kundershtaret politik te cilet gjente mundesi per ti larguar.!
ec aty , sigurisht qe ti trashigon semundjen e sheqerit si kjofte largu ,vetem dy pyetje ; rritja e popullsise tregon mireqenje !!?? kokrra e idiotit …. si mund te krahasohet Tito me gjak piresin tuaj / ….
Rritja e popullsise tregon se me shume shqiptare pallonin tet’eme, o katunar analfabet ? ? ? ? ?
eshte fakt se kosovaret kishin sandartin ekonomik ma te ulet ne ish Jugosllavi ,por ama ata jetonin shume ma mire se ne nen udheheqjen e anti Krishtit, gjithashtu Jugo ne kohen e Titos per nga ana ekonomike pati arrite te krahasohe me Spajen si edhe me Greqine, tashti po me kujtohet nje thanje sigurisht lerg syrit e vesheve te sigurimsave se puna jote (EC ATY e shume njerez te rinj ) te Titoja han qeni petulla ….
Ti nuk paske ngrene vetem petullen e Titos por edhe palloshin e Enverit ? ? ?
? ? ? ? ? ?
Ne Jugosllavia na dukej Perendim e shkuar Perendimit në ato kohera. Flas per vitet 1980. Ndonjeri, që nuk e njihte gjendjen e Kosoves, madje thoshte me zemerim: por ç’karin duan keta kosovaret që bejne demonstrata?! Jane të lirë të shkojne ku të duan, të vishen si të duan! Edhe vetura kanë. Tokën nuk ua ka marrë kush. Atehere?! Mos duan që të behen si ne, që ta kene edhe mishin, edhe gjalpin, edhe kafen me tollon?! Që të çohen në 3 të mengjezit per nje liter qumesht?!
Thuaj “ti” jo “ne”! Interesat dhe aspiratat e secilit jane personale. Ti kishe interes te ikje ne Evrope, qe te vishje pantallona xhins, kaq ishte kapaciteti i trurit tend, e mesa duket aty ke ngelur …
Bravo FITIM ke bere nje analize te perkryer ,me pelqeu artikulli se zakinishte ne SHqiptaret shkruajm vete per veten tone ,por ti ke permendur dhe krimet tek Hngarezet eVojvodines ,Sllovenet ,Kroatet nga ishte vet Italianet e i vrau e i hodhi ne shpellat eFjumes e Zares, diktatori dhelper i lindjes,e them dhelper se hariti te krijonte nje mit te tijin,hariti te bente disa leshime qe e la pas hijenen e SHqiperise” DULLEN”me liberalizmin e tij me masa te caktuara ne baze te popullsive te ish Jugosllavise,Kosoven nuk e beri republike si gjthe te tjeret,perveç Vojvodines,por i dha te drejten e flamurit dhe te universitetit qe me duket nuk ishte pak per SHqiptaret ne kufi me Serbine si republike,megjithate Tito ngelet diktator dhe formues i ish JUGOSLLAVISE.
Amon more Taso, ik ere se na cuditeeeeeeeeeeeeeeeeee