PËRPLASJA: Albin Kurti i jep “duart”, krahut të tij të djathtë?

7 Maj 2020, 11:56Rajoni TEMA

Prej disa ditësh në Kosovë ka pasur raportime se marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, janë prishur.

Dyshimin e ka përforcuar edhe postim i fundit Albin Kurtit në Instagram, i cili ka falënderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV.

Në këtë postim, ai  nuk e ka përmendur në asnjë moment Konjufcën.

Dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Kurti e shkarkoi Gashin të nesërmen, por nuk u distancua nga deklaratat e tij.

Vetë Kurti dhe Konjufca nuk kanë pranuar të komentojnë zërat për prishjen e marrëdhënies së tyre, por për Kurtin kjo gjë nuk është e re.

Kujtojmë që ai u nda kohë më parë nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, me në krye Shpend Ahmetin, të cilët më pas krijuan parti të re.

6 komente në “PËRPLASJA: Albin Kurti i jep “duart”, krahut të tij të djathtë?”

  1. RAKIA says:

    ASGJE E RE NGA FRONTI I PERENDIMIT PERVEÇ FAKTIT QE KURTE ESHTE NJE PALLOSH, KORRA E DEBILIT. ME VJEN KEQ PER ATA QE I SHKOJNE PRAPA KETIJ TUTKUNI JETIH REVOLUCIONARI TE KOHEVE MODERNE.

  2. kopi says:

    Akoma me idjotin Albin Kurti po mereni….

  3. emigranti says:

    Te shiturit e te korruptuarit kerkojne me cdo kusht disfaten e VV.
    Ne kete drejtim eshte edhe ky shkrim shpifes.
    Sulmoni sa te doni, por ta dini se mbeshtetja per VVsa vjen e shtohet cdo dite sepse eshte forca me progresiste, eshte e ardhmja e politikes mbareshqiptare.

  4. Kim été says:

    Tani që është në një ”siège éjectable” është i gatshëm të flej me gruan dhe të ftoj Vuçiçin në shtrat. Djallzimi i kohëve të fundit të tij me Presidentin e Kosovës bën që të hedh posht ecurin politike ndaj progreseve te te gjitha instancat që i takojn një shteti. Bashkimi politik me Sërbin {sipas tij}, do i jepte statusin në BE, këtë vit dhe hapjen e negociatave vitin tjetër.,pasi siq e tha nga Skype para dy ditëve {në rtsh1} që Serbia ësht një kat më sipër tyre dhe këta mund të ngrihen vetëm nga lemosha Vuçmillosheviçëve.

  5. the american says:

    ky u kthye ne kalin e prishtines -qe na e la serbia mbrapa kur iku…

  6. Drini says:

    Eshte tue i lane vendin bosh Vjosa Osmanit ky narses i politikes Kosovare qi mendon se Kosova e pse jo edhe Ballkani u dashka me u rrotullue rreth ketij fondamentalisti me emrin AL BIN!
    Pyetja e dites ashte :Kush e ka radhen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje