Mesazhi i ndjerë i ish-kryeministrit Meksi për Maks Velon: Në skëterrën e Spaçit s'fole keq për mua, të dhunuan barabarisht. Nuk e harroj

7 Maj 2020, 20:56Sociale TEMA

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka shkruar një mesazh prekës lamtumire për ndarjen nga jeta të artistit dhe arkitektit të njohur Maks Velo, pasditen e sotme.

Ndër rreshta ish-kryeministri Meksi kujton kohën kur studionte në Institutin Politeknik dhe u njoh me Maks Velon para arrestimit të tij.

“Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan. U ritakuam kur dole nga burgu dhe punoje te Abrazivja.

Të jam mirënjohes që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua. Nuk e harroj. U dhunove barbarisht”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Meksi për ndarjen nga jeta të Maks Velos.

“RIP Maks. Njiheshim që në vitin 1955 kur unë u futa Institutin Politeknik dhe ti ishe në vitin e katërt.

U bëmë miq në vitet kur merreshe me studime të trashëgimisë arkitekturore. Përshëndeteshim në xhiron përpara Dajtit deri sa të arrestuan.

U ritakuam kur dole nga burgu dhe punoje te Abrazivja. Të jam mirënjohes që në skëterrën e Spaçit nuk pranove të flisje keq për mua. Nuk e harroj. U dhunove barbarisht.

Jemi takuar shpesh që atëherë si miq të vjetër. U prehtë në paqe”, përmbyll ish-kryeministri Meksi.

9 komente në “Mesazhi i ndjerë i ish-kryeministrit Meksi për Maks Velon: Në skëterrën e Spaçit s’fole keq për mua, të dhunuan barabarisht. Nuk e harroj”

  1. Flm says:

    Fragmente te vogla miqesie, te dy kolosave te Kultures, Historis dhe Artit.
    Respekte.

    1. Realisti says:

      Respektin per gjeniun e tregove me se miri me vjedhjet galopante qe bere bashke me Berishen me cisternat e nates qe cove ne Serbi e me shume te tjera. Te tjere ben burgjet por ti dhe shoket e tu jetoni akoma me korrupsionin qe bete dhe qe vazhdoni te beni. Rrini si m…ti tani dhe heshtni qe te hidhni edhe keto vite sa ju kane ngelur e qe mos te bini ne sy. Plera!!!

  2. birce says:

    Sa ishte gjalle zerin dhe idete nuk ja degjuan te gjithe qe kane qene ne pushtet, tani i thurin elozhe kush e kush me shume. Maks Velo ka qene kritik me te gjith keta pushterare qelbesira qe e shkateruan arkitekturen e Tiranes te pakten ne qender duke filluar me tore drinin, kullat binjake, pallatin qe u be ne kohen e S. Kelmentit qe eshte nje shemtine ne qender te Tiranes e plot te tjera. Perse arkitektura e kryeqytetit ne qender te mos ruhej dhe ndertimet te beheshin ne periferi, keto kane qene idete e Velos qe plasi nga marazi.

  3. shqupisti says:

    E çfar te thosh per ty mer meks qe luaje dam tek cepi pallatit , i jep vler vetes Meksi , Ik o viktim ik se nuk te dhiste njeri ty ne at koh , nuk ke qen noj trim i madh qe te ndiqnin nga pas , na mbyten mashtrusit qe i bejn qefin vetes sikur i kerkonte qeveria PPSHs dhe nuk i gjente dot , eh sa kom qesh , ky luante dam gjith masditen deri ne dark , ku u katandis ky vend mer zot. Ben meksi heroin .

    1. Skenderi says:

      Heroin e bejne ata qe perfituan me se shumti nga ai rregjim. Ne qofte se ndodhte qe ti binte radha qe Rregjimi tu shkulte…., veshin, ktheheshin ne dissidents, jo vetem te rregjimit por edhe vete popullit.

  4. jo per gje... says:

    Ky qenka “doni me per Belulin”… sikur ate e futen ne burg qe te nxirrte Meksin po ai duroi torturat por Meksin ama nuk e nxorri. C’jan kto budallalliqe mer yahoo…

  5. Skenderi says:

    Rregjimi nuk e kishte problem te hante kelyshet e tij.

  6. Salbeu says:

    Sa i dhjerë ky meksi . Edhe kur shkruan për Velon veten e vet përmënd . Doni më për Belulin.

  7. Ordinere says:

    REALISTI REALISTI REALISTI
    Te lumnte asnje presje ste mungon..ne kete koment .
    Te tjerat vdiqen dhe akoma do vdesin..Ndersa nje pjese plehra ,,sapo Ju dha mundesia ,,u bene me Kriminele sec ishin ata te tjeret ..
    Nder keta ,ka me shumice,,nder keto eshte edhe Shoku Meksi qe Pa dashur ,nga Kriminel i korrupsionit,,na beri dikur nje Burg Si Hero..
    Shqiperia e mbushur me plote disidente qe kepijne ndonje Kocke te Qenit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje