Parlamenti i Spanjës merr vendimin, shtyhet për herë të katërt 'Gjendja e Jashtëzakonshme'

7 Maj 2020, 08:31Bota TEMA

Parlamenti spanjoll vendosi që të shtyjë për herë të katërt gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Zgjatja i jep qeverisë fuqinë që të vazhdojë të zbatojë kufizimet nën rregullat e gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar në 14 mars.

Opozita nuk ishte dakort me vendimin e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Pedro Sanchez për mabjtjen “peng” të qytetarëve spanjollë dhe duke kufizuar të drejtat themelore.

“Ne po kufizojmë dy të drejta, për të garantuar dy të tjera: shëndetin publik dhe jetën. Dhe për të kufizuar dy të drejtat e lëvizshmërisë dhe të aktivitetit, ne kemi nevojë për instrumentin e vetëm kushtetues dhe juridik që na lejon të veprojmë mbi to, që është gjendja e jashtëzakonshme “, u përgjigj Sánchez.

Të hënën Spanja hoqi kufizimet në disa sektorë, si dyqanet e vogla, parukerit me klientë vetëm me orare takimesh dhe shërbimet “delivery” të restoranteve.

Edhe javën tjetër priten lehtësime të tjera, por duhet që numri i viktimave dhe infeskioneve të mos ketë rritje, dhe duhet siguruar nga autoritetet shëndetësore që të reagojnë shpejt ndaj ço shpërthimi të ri.

Spanja e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë në 14 mars, ndërsa kjo do të vazhdojë deri në 24 maj, nëse nuk do të ketë sërish një shtyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje