Raporti i “Freedom House”, ose modeli si ti bësh opozitën, opozitës!

7 Maj 2020, 09:30Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Që opozita jonë është gati që të bëjë opozitë me gjithçka, që ka lidhje direkt ose indirekt me qeverinë, kjo nuk ka nevojë të shpjegohet. Që është gati të bëjë opozitë, për të përfituar politikisht edhe me çështje për të cilat asnjë opozitë tjetër në botën demokratike nuk e bën, për këtë mjafton që ti referoheni gjithmonë, sjelljes dhe qëndrimeve të saj gjatë këtyre javëve të fundit, të pandemisë globale në Shqipëri.

Por që opozita jonë të arrinte deri atje sa të bënte opozitën qeverisë, duke i kërkuar llogari për sjelljet e saj politike, kjo as ishte parë dhe as ishte dëgjuar ndonjëherë. Siç ajo dhe propaganda e saj, u munduan që të bënin sot, me pjesën për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të Organizatës “Freedom House”, për “Vendet në Tranzicion”.

Opozitarët tanë vrapuan për të marë flamurin e betejës politike të radhës, duke përdorur gjithë reportorin e tyre “të pasur”, kundër qeverisë duke thënë se ky raport e klasifikoka Shqipërinë jo vetëm të fundit në rajon, por edhe më gjerë.

Për ta hedhur poshtë këtë si të pavërtetë, nuk mjafton thjeshtë që të themi me fjalë por, le ti referohemi fakteve:

Shqipëria e ka indeksin global, prej 67 pikësh (për liritë civile dhe të drejtat demokratike).

Poshtë nesh, renditet Serbia, me 66 pikë (nga 67 që kishte vitin e kaluar).

Maqedonia e Veriut, renditen në vendin e tretë në rajon, me 63 pikë.

Pas saj, vjen Mali i Zi me 62 pikë (nga 65 që kishte vitin e kaluar).

E pesta renditet Kosova e cila në listën e raportit të “Freedom House”, ka 56 pikë (dy pikë më shumë se vitin e kaluar, kur kishte 54 pikë).

Ndërsa e fundit në rajon, ndodhet Bosnje e Hercegovina, që mbyll edhe këtë klasifikim me 53 pikë.

Nëse do i referohemi analistit Smetltzer të cituar nga “Zëri i Amerikës”, klasfikimi ynë mund të ishte edhe më lart, nëse për këtë nuk do të kishin ndikuar një sërë faktorësh. Mbi të gjitha, bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita shqiptare dhe konflikti politik rreth tyre (të krijuar prej saj) që i la votuesit e vet pa një zgjedhje përsa i takon votës.

Ai konkludon se “e mira do të ishte që opozita shqiptare (gjatë vitit 2019), të qëndronte brenda institucioneve” demokratike në Shqipëri.

Siç kuptohet qartë në indeksin e demokracisë, vendi është penalizuar pas bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës shqiptare, nje vendim “in extremis” i saj, që pasoi djegien e mandateve të deputetëve dhe daljen nga sistemi parlamentar i vendit.

Një ditë më parë Kryertari i PD Lulzim Basha deklaroi se “shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka problem të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsionin në nivelet më të larta, me censurë në mediat, me krimin që nuk ndëshkohet, me institucionet e kapura nga një parti”.

Referuar edhe këtij raporti të fundit nga prestigjozia “Freedom House”, kryetarit të opozitës shqiptare nuk i bën zemra jo e jo, po as goja që të thotë publikisht dy të vërteta të thjeshta.

Se Shqipëria me gjithë problemet e saj, mbetet sot vendi më demokratik, mes të gjitha fqinjëve të Ballkanit Perendimor, me nivele të krahasueshme edhe me ato të disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

E nga ana tjetër, se pas 30 vjetësh Shqipëria ka arritur që të ngjitet në nivelet më të larta të klasifikimit për liritë demokratike. Çka modestisht na bën që të shndërrohemi, nga vendi me diktaturën më të egër dikur në Europë, në vendin më demokratik sot në rajonin e Ballkanit.

Si me këtë raport, opozitarët janë kanë abuzuar përmes një pjese të propogandës së saj, edhe me raporte të tjera ndërkombëtare për Shqipërinë, përfshi atë të pak ditëve më parë, për lirinë e medias nga “Reporterët pa Kufij”.

Më së shumti nga e gjitha kjo kuptohet se opozita shqiptare, pasi ka thyer shumë rekorde të tjera negative, ia ka dalë që të shndërrohet sëfundi, edhe në modelin e një grupi politik që nuk i bën opozitën vetëm mazhorancës, por edhe vetes. Siç ishte ky rast i fundit, ku po akuzon duke i kërkuar llogari qeverisë, se përse ajo vetë i bojkotoi zgjedhjet e përgjithshme lokale të 2019?!

2 komente në “Raporti i “Freedom House”, ose modeli si ti bësh opozitën, opozitës!”

  1. Fp says:

    KY FRED PEZA E KA SURRATIN SI BYTHA E PETRIT VASILIT OSE ANDI BUSHATIT

  2. Laku says:

    AKOMA FLET KY HAJDUTI QE DUHET TE ISHTE NE BURG LEGENI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje