Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga keqinterpretimet e historisë që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe tha se historia duhet regjistruar dhe kujtuar në tërësinë e saj.
Ambasadori James S. Gilmore III komentoi të enjten me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
SHBA, tha ambasadori, kujtojnë pjesëmarrjen dhe humbjet e tyre në njerëz gjatë atij konflikti të madh, krahas aleatëve, duke përfshirë Rusinë e asaj kohe.
“Duke kujtuar historinë e plotë të Luftës së Dytë Botërore, – tha ambasadori Gilmore, – ne nuk mund të harrojmë se për shumë popuj në Evropën Qendrore dhe Lindore, fundi i shtypjes naziste u zëvendësua nga imponimi ose ri-imponimi, kundër vullnetit të tyre, i shtypjes komuniste. Për ta, bekimet e plota të lirisë, që Evropa Perëndimore i festoi në vitin 1945, erdhën vetëm në vitin 1989, 1990, ose më vonë.”
Ai tha se ndërsa ushtria dhe popullsia civile e Bashkimit Sovjetik bënë sakrifica të jashtëzakonshme për të mposhtur nazistët, nuk duhet harruar se Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri arritën marrëveshjen që e ndau Evropën Lindore në zonat e kontrolluara nga sovjetikët dhe nazistët.
Për shumë vende të Evropës, tha ambasadori Gilmore, viti 1945 shënoi jo kthimin në liri, por fillimin e gati 50 viteve të shtypjes nga Bashkimi Sovjetik.
“Ne, tha ambasadori i SHBA, i bëjmë thirrje Rusisë të heqë dorë nga pretendimet e ekzagjeruara të bazuara mbi keqinterpretimin e qëllimshëm të historisë.”
Ai tha se SHBA qëndrojnë në solidaritet me partnerët evropianë kundër falsifikimit të historisë nga Rusia.
Hodhet dy bomba nukleare, mos ma cani karin me amerikanizma! Nese ruset ne 1990 iken nga Gjermania, ju pse vazhdoni ta mbani te nenshtruar dhe pushtuar ushtarakisht?!
Jeni superfuqia me e paskrupullt e historise dhe vetem per dominimin tuaj jo vetem perdorni manipulimin me propaganden me agresive te historise, por edhe shfarosni pjesen me te madhe te energjise dhe lendeve te para te gjithe njerezimit, duke hedhur ne humneren e urise dhe skamjes miljarda njerez.