Kontakti i dy ministreve me një të infektuar: Qeveria finlandeze punon nga shtëpia

7 Maj 2020, 19:02Bota TEMA

Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.

Rezultatet e testimit për rastin e dyshuar janë ende në pritje.Në deklaratë thuhej se ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punësimit ,Tuula Haatainen ndodhen në izolim.Mendohet se të dyja ministret u ekspozuan ndaj virusit të martën, raporton ATSH.

Të nesërmen ato morën pjesë në një takim me anëtarët e tjerë të qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje