HARTA, Rama njofton vendimin e ri për lehtësimin e masave: Zgjatet fasha orare për lëvizje në “zonat e gjelbra", në "zonat e kuqe" do vijojë i njëjti rregull

8 Maj 2020, 13:13Politika TEMA
HARTA, Rama njofton vendimin e ri për lehtësimin e masave: Zgjatet

Kryeministri Edi Rama prezantuar masat që pritet të lehtësohen duke filluar nga java e ardhshme.

Sipas kryeministrit Rama tashmë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” ndodhen 6 bashki të cilat do të kenë të njëjtin sistem oraresh për lëvizjen e kalimtarëve dhe makinave.

Pjesa tjetër e vendit do të jetë më e lirë dhe fasha orare të lëvizjes zgjatet deri në 21:00

Po ashtu kreu i qeverisë bën me dije se gjatë fundjavës do të aplikohet i njëjti rregull lëvizje si fundjavat e kaluara ku lejohen pensionistët dhe prindërit me fëmijë.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, shkruan Rama. (TemA)

 

7 komente në “HARTA, Rama njofton vendimin e ri për lehtësimin e masave: Zgjatet fasha orare për lëvizje në “zonat e gjelbra”, në “zonat e kuqe” do vijojë i njëjti rregull”

  1. Ilir says:

    O Ed a e di qe pensionistet nuk te pyesin fare. Jane tere paraditen jasht, kurse ti e zvogelon liridaljen zyrtare edhe 30 minuta.

    1. Saliu i I-re says:

      Dikur ne 90-ten bere namin me pensionistet, por ata zemergjere sic jane ta falen. Tani i ke humbur perfundimisht. Ke konsumuar krim kunder njerzimit dhe te pret gjyqi. Mos kujto se do ja hedhesh paq. Ke burgosur 1 million shqiptare pa shkak, pa gjykate, me nje ligj te turpeshem, me terror dhe dhune. Turp per ty, turp, turp per PS dhe turp, turp, turp per shoqerine shqiptare. Shoqeri plehrash, nuk meritojne asnje respect.

  2. shoku i zenit says:

    Ik mos na qaj trapin je i njejt me berishen e Meten hajdut
    asnjeri nuk te ndjek nga mbrapa me
    afirmove mbrem nje telvizion kriminal
    zhdukuni hijena te pangopshme
    ju vetem duhet tu bejne bojkot shqipetaret

  3. Dashi says:

    Do te pysim ty kur te dalim ne o Lei Fen. Na e shpife ik mos dil më. Po Italia qe esht skandal fare nuk i limiton njerzit si ty o i mbrapsht. Po pse ore do dalim te kapim covid-in ne dhe ti po na shpeton??!! Ik ore mshifu ne surrel se je i urryer per te gjith.

  4. yps says:

    ik o plehre se na je bere I neveritshem, yyyyy rrac e keqe

  5. elton says:

    Koha qe ju do rezoheni nga pushteti nga vota e popullit dhe e atyre qe dikur ishin fansat tuaj nuk eshte larg.
    Qari i Lulit dhe LSI

  6. Dajti says:

    Amani mor shqiptare, perse nau i nderlikoni dhe shemtoni shqipen e bukur me kete shprehje “fasha orare”, sikut nuk mund ta thoni thjesht si e kemi thene “orare”, para se te futeshin keta politikane qe duke mesuar italishten po harojne shqipen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje