PD mbron protestuesit që thyen karantinën, thirrje qytetarëve: Rama ka marrë shqiptarët peng, mosbindje ndaj tij

8 Maj 2020, 10:37Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas procedimeve dhe gjobave ndaj 7 personave që protestuan dje në Sheshin Skënderbej.

Në reagim PD dënon “me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese”, ndërsa shkruan se ngritja e zërit nga disa aktivistë, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria.

Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjim dhe kryeministër autoritarist.

Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij. Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste.

 

4 komente në “PD mbron protestuesit që thyen karantinën, thirrje qytetarëve: Rama ka marrë shqiptarët peng, mosbindje ndaj tij”

  1. injorantet jane peshqit,
    qe bihen lehte ne rrjeten e shejtanit te Vilave te Lalzit
    me i hudh rrugeve e qelb Shqiperine .
    Asgja tjeter skan dit vec me ba kaos e krime Banda e Shkerdhatave
    PD
    Eshte koha te zhduken fizikishte te gjithe kriminelet e pd -se
    kryekari i fist te shpellarvee te Digjet i Gjalle mes pillit te Lalzit
    per me i la gjynahet qi ka ba ktij vendi

  2. gjergji says:

    Qeveria asnje leshim thyersve te ligjeve te shtetit.Kushdo qofte aktivista apo parti te ndryshme duhen te denohen e te vendosen para gjygjit.Ne vecanti duhen te survejohen e te kapen thyersit e ligjeve,me demek aktivista te ardhur nga Shkodra qe jane kontigjent I PD te vendosur per te prishur rendit e thellesisht politik e ndermjet tyre ka shume kriminel e hajdut(baza e pd ne Shkoder)

  3. tipi says:

    ore pidh motrat e e pds do mirni njeerez ne qaf ooo kurvvaaa i lini rehat njerzi o ju qifsha dashnoret
    .

  4. xhoxhi says:

    Asnjë lëshim qelbësirave që hiqen trima.Të gjithë ti ngorthni me gjoba dhe po u sëmurëm mos futen në spital po të ngordhin si qenë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje