Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se sot asnjë forcë tjetër politike nuk e konkuron Partinë Socialiste.
Në një intervistë për RTV Ora, Bushati është shprehur se fakti që PS sot s’ka konkurent nuk duhet t’i vetëkënaq socialistët, por përkundrazi.
“E konsideroj PS organizatën dhe familjen time. Besoj se demokracia partiake, demokracia institucionale mund te shëndoshet me tej vetëm me një debat të hapur dhe të sinqertë.
Në mendimin tim nuk ka një forcë konkurruese ndaj PS, por kjo nuk mund të na bëjë që të ndihemi të vetëkënaqur, që të mos kemi nevojë për një debat të ndershëm brenda radhëve tona”, u shpreh Bushati.
Më tej, ish-ministri ka thënë se do vazhdojë të japë kontributin e tij në Partinë Socialiste.
“Unë do të vazhdoj që të shërbej në PS. Por si për çdo forcë politike, për më tepër kur je në qeverisje nuk ke imunitet absolut për fenomenet unë kam folur.
Besoj se kontributi im në PS do të vazhdojë dhe jam gjithashtu i vlerësuar për çështjet që unë kam patur pikëpyetjet e mija janë trajtuar qoftë heshturazi apo në mënyra të tjera”, shtoi ai.
Ky noku ç’farë thote ne mengjes nuk thote ne darke .Ështe nga ata çme duhet mua se çfare them une .
Kushdo qe ka mendim kritik ne PS duhet te shfaqet pa asnje frike.PS nuk eshte prone e askujt.Populli i majte ne Shqiperi eshte shumice derrmuese ,mbi 60%,dhe perfaqeson interesat themelore te cdo shqiptari,brenda dhe jashte Shqiperise.Populli i majte eshte vlera me e madhe atdhetare,kulturore,intelektualet e kombit shqiptar.Aresyet e nje realiteti te tille jane historike,ekonomike,shoqerore,kulturore,psikologjike dhe morale.Pavaresisht zevendesimit gradual te brezave per aresye objektve,edhe brezi i sotem dhe ai qe po arrin ne shumice derrmuese do te jete i majte.Edhe ne Kosove dhe trojet e tjera shqiptare jashte Shqiperise,populli i majte po’ behet shumice,edhe pse e kaluara per shkak te titizmit,formalisht i ,,majte,,ka qene dramatike.Askush te mos kete iluzion qe Nano,Majko ,Pellumbi,apo edhe Rama kane qene faktoret vendimtare te fitoreve elektorale te PS.Perkundrazi ,ka qene populli i majte ,pra PS qe u ka garantuar atyre fitoren,natyrisht pa mohuar meritat e tyre si loder.Prandaj kushdo qe duke kritikuar brenda PS, synon permiresimin e politikave qeverisese duhet te jete i mirepritur.Nderkohe cdo perpjekjet per te percare popullin e majte ,duke bere protagonizem diversionist,do te mbetej i vetmuar ,i humbur.Populli i majte nuk largohet nga vetvetja,sepse ka ide te qarta,moral te larte,dhe karakter te forte.