Kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur thirrjes së bere nga kryeministri Rama për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, për integrimin europian të vendit.
“Jam plotësisht i përkushtuar për të marë përgjegjësitë e mia në këtë proces si President i Republikës, dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve”- shprehet Meta pas një takimi që pati me ambasadorin e BE
Mesazhi i Metës
Kënaqësi të takohesha sot në Ditën e Europës me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, zotin Luigi Soreca.
70-vjet pas Deklaratës së Shumanit Bashkimi Europian mbetet projekti më frymëzues. Fuqia e tij buron nga vlerat themelore të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.
Shqipëria është sot një vend kandidat i Bashkimit Europian, që gëzon përkrahjen më masive e të palëkundur të qytetarëve në procesin e saj të integrimit.
Nuk duhet humbur asnjë minutë për të zbatuar me shpejtësi të gjitha kushtet për nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit, duke u përqendruar tek ndërtimi i një demokracie funksionale dhe sundimi i ligjit, sikundër theksoi dhe deklarata e Zagrebit.
Jam plotësisht i përkushtuar për të marë përgjegjësitë e mia në këtë proces si President i Republikës, dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve.
Për Shqipërinë Europiane!
Sëbashku më të fortë! (TemA)
NUk e dim c’fare ilaci te dha Ambasadorja KIM , qe t’i pruri trut ne terezi, me sa po shikojme ! Mos valle te dha ilacin e quajtur : ” Mostrazinium” ? Apo ” Falkorrupsionum”?
Per cfare kushte behet fjale.????? kur me sa dime ka vetem NJEkusht qe eshte venia ne banken e te akuzuarve e KORUPSIONIT 30 vjcar.
SE PARI DUHET TE MERNI PERGJEGJESI PARA POPULLIT QE KENI TALLUR K…… IN KETO 30 VJET TRANZICION, TE GJITHE JU QE KENI PATUR NE DORE DHE NUK BETE GJE DUHET TJU VARIN NE SHESHIN SKENDERBEJ. PREMTUAT SHQIPERIN SI GJITH EUROPA PO PER VEHTE JA KALUAT EUROPES KURSE POPULLIN E LATE FUKARA MEZI MBUSH BARKUN ME BUKE THATE.
Ky me duket se ja hodhi bythes. Sjellja prej rrugaci e tij ka bere punen e vet dhe me siguri Amerika do ta kete amnistuar nga vjedhjet dhe krimet qe ka bere, me kusht qe te jete bashkepunues dhe i paanshem.
MONA I KA DHEMBET TE MIRA PER TE NA E MARRE NE GOJE!!!
Opaaa piruetisti …
Thua se ka qenë për balet merr jahu e jo për shtangist…
Me këtë deklaron konsolidimin e pozitave të tij mbas marrëveshjes (nën rrogoz) me “baballaret e kombit”
Ed Ismail Qemal Ramën dhe Sali Berishën…