Soreca: BE në krah jush, 230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln euro ndihmë për shëndetësinë

9 Maj 2020, 13:21Politika TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se unioni do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian. 

Në një konferencë pë median me kryeminiostrin Rama, ambasadori Soreca tha se mbështetja për Shqipërinë, vijon me ndihma me donacione dhe kredi me interesa të vogla miliona euro. 

230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë.

BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë.

Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. 

Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave. Java e Europës e 2020 është ndryshe nga të tjerat, por e fortë se së bashku jemi më të fortë” tha Soreca. (TemA)

4 komente në “Soreca: BE në krah jush, 230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln euro ndihmë për shëndetësinë”

  1. ???????????????????? says:

    ????????????????

  2. Atdhetar usa says:

    ??????⚘⚘⚘⚘✈✈✈✈✈✈✈✈

  3. Eno says:

    Këto na janë bërë si uji dhe ajri! Këta i japin, këta i marrin! Kapitalizëm jemi, ok. Por puna është se sa lënë këtu. Kujdes, gjithë vlera është totalisht borxh në kuriz të shqiptarëve.

  4. sorogato says:

    z.soreka //a nuk do ishte me mire qe keto lek tja ndanit vete shqipetareve pasi ne duart e rames ato zhduken bejne ndermarje of shor me mir jepjani ndonje shteti tjeter qe ja jep popullit te tij sesa ti mari edi rama me shok ….kujdes soreka se ketu te gjith ambasadoret vin luan dhe ikin si qengja ky vend eshte nena e mashtrimit e vjedhjes e krimit e mjerimit e uris …..dheeee e pabesis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje