Virusi nuk ka ikur, është akoma në për këmbë dhe për të gjithë ata që hyjnë në fazën e parë kërkoj të bëjnë shumë kujdes, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Sanchez u bën apel bashkëkombasve të tij në një konferencë për shtyp në prag të së ashtuquajturës ”post emergjenca faza e parë”, ekuivalente e fazës së dytë në Itali, teksa gjysma e vendit do të dalë nga bllokimi i plotë.
“Ne lëvizim bazuar në kujdesin dhe gjykimin e ekspertëve shkencorë dhe kufizimi i lëvizshmërisë është thelbësore në këtë fazë të parë. Nëse e shndërrojmë fazën e parë në një garë se kush del më shpejt, atëherë do të ketë një valë të re”, shtoi ai.
Madridi dhe Barcelona rihapin dyqanet deri në 400 metra katrore dhe mbi të gjitha lirinë e lëvizjes për te të afërmit dhe miqtë, me takime deri në një maksimum prej 10 personash.