Pandemia e koronavirusit tregon rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit brenda Bashkimit Europian, deklaroi kryeministri suedez, Stefan Lofven.
“Nuk kishte dyshime se solidariteti dhe koordinimi brenda BE-së dështuan disa herë në fillim të krizës së koronavirusit”, shkruajti Lofven në një artikull për të përditshmen e Stokholmit “Dagens Nyheter”.
“Por, pas problemeve fillestare, bashkëpunimi i BE-së ka vërtetuar të jetë i fortë edhe në këtë kohë krize. Le të sigurojmë tani që bashkëpunimi europian do të jetë edhe më i qëndrueshëm në të ardhmen”, shtoi ai.
”Sapo të mbarojë pandemia, çështje të rëndësishme si klima, ekonomia dhe siguria do të vazhdojnë të jenë në fokus”, shkruajti Lofven.