Me nga një kujtim në duar, kthehen në Shqipëri 60 infermierët që ndihmuan kolegët në Itali. Mesazhi që shkruhej në flamur

9 Maj 2020, 22:12Sociale TEMA
Me nga një kujtim në duar, kthehen në Shqipëri 60

Kthehen në atdhe në përfundim të misionit të tyre për të kontribuuar për Italinë fqinje në momentet që kishte më shumë nevojë, për shkak të krizës së rëndë në spitale nga koronavirusi, grupi i dytë i infermierëve shqiptarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar fotot e tyre në rrjetet sociale, ku duken të gjithë me nga një pako në dorë, me nga një kujtim nga Italia.

Një prej infermiereve mban në dorë flamurin italian ku është shkruar një falënderim për ndihmën që shqiptarët kanë dhënë.

Në aeroport ata janë pritur nga zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian ???? ?

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.

#KrenarePërInfermierët. #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

3 komente në “Me nga një kujtim në duar, kthehen në Shqipëri 60 infermierët që ndihmuan kolegët në Itali. Mesazhi që shkruhej në flamur”

  1. Tajari says:

    ??????????????????♥️♥️

  2. tropoja 09 says:

    ishalla kane shpetu pa gjoba kjo ngarkesa e dyte

  3. Stape Pashi says:

    Tropoja 09, po derra ngelet. Si nuk u civilizuat, qe te kuptoni se kjo jete nuk ka vetem sharje e mallkime. Njeriu ka nevoje te njohe e perdor me shume mirnjohjen, pozitivitetin, fjalen e mire. Le qe kujt ja them edhe une. Ju derra ushqeheni me shembullin e te parit te fisit qe vec helm nxjerr nga goja qe e ka si hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje