E-maili i publikuar nga demokratët, MSH: S'ka rënë zjarr, ishte incident me një punonjëse që u ndëshkua. PD kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash

10 Maj 2020, 12:36Politika TEMA

Ministrisë së Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD se në institucionin e ministrisë ka rënë një zjarr ku sipas demokratëve janë djegur dokumetat e tenderave sekret.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë e-maili që u publikua nga demokratët nuk vërteton akuzën e tyre, duke theksuar se nuk ka rënë zjarr në këtë institucion. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e- maili është një tërheqje vëmendje për një punonjëse për një incident, ndaj të cilës është marrë masa administrative.

“Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.

Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri. Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës,

Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë. (TemA)

15 komente në “E-maili i publikuar nga demokratët, MSH: S’ka rënë zjarr, ishte incident me një punonjëse që u ndëshkua. PD kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash”

  1. Taulant says:

    eeeeeeeeee nuk kishte zjarr por djegje dokumentash . Ah rrace e ndyre qe vidhni edhe ne kohe tragjedie .

    1. OPOZITA says:

      Edhe nese ka patur zjarr , ai ka qene lart ne katin e katert !! Pinte fantazma e Bashes duhan .

  2. OPOZITA says:

    Po na thoni besoni fjalet dhe jo dokumentat , se nuk eshte ashtu si duket ???/

  3. Kapterri says:

    A riciklohet letra dhe kartoni në Shqipëri? Përse duhet të digjen dokumentat? Ato farë lehtë mund të bëhen të palexueshme dhe riciklohen. Përveç kësaj. Së ka mundësi që email-et bien kaq lehtë në dorën e çdokujt?

  4. ku ka ze s'eshte pa gje says:

    Manastirleshja dje tha prere se nuk ka patur zjarr ne ministri. Sot po thote se qenka ndeshku nje punonjese pas nje “incidenti”. Hajde Manastirleshe, hape thesin e rrenave e sajo dicka dhe per neser. Por kujdes se po tenton te lash mutin me shurre.

  5. Sami says:

    Ti duhet me shku prapa hekurave debile e Paafte???

  6. Agron says:

    Zjarrvënsit thërrasin zjarri, zjarri,po booll se zjarri dhe vdekja janë simboli juaj oshqupisto lësëist.

  7. Ca bone ti says:

    S’ka patur zjarr, vetem disa djegie letrash per t’u ngrohur.
    Behuni pak me kreative se na fyeni inteligjencen keshtu, ju lutem.

    1. hahahaha chyn ktu Kreativiteti o llumkra te njerezimit !

      Kreativ per cfar ?
      ne shpifje ´?
      te zgjerojne Fantazine e Dordolecit prej Kafshe qe tymos maje taraces se Politikes ?

  8. Ministrja artiste says:

    Kush ka parë zjarr?
    Ti ,ti apo ti?
    ……..
    E pra zjarr nuk ka patur..
    Dhe nqs ai ka qenë diku larg..
    Aty e vetmja që po “digjet” eshte luleshtrydhja

  9. Eri says:

    Une flas per veten time ashtu si e mendoj.PD eshte partia antishqiptare,por mendoj qe dhe kjo qeveria e Rames me ministrat e saj vjedh gjakun dhe djersen e popullit.Te dyja palet mut jane.

  10. Zylo says:

    Ore keta te shendetesise nuk u frykan me leke.Ai palloshi ipare pasi mori tenderat nga check-up et nxori dhe parullen tiu shkurtojme pensionet pensionisteve me 20% te shumes por edhe kjo tjetra po ndizte zjarr me dokumentat se I kishte hyre I ftohti.Pa iu trembur syri fare me naivitet tha le te na cojne ne gjykate ne skemi bere gje.Mos e pafshi driten e diellit.Vetem vidh e vidh pa limit

  11. Ka dale pislleku sheshit says:

    Eh cna kujtoi ate historine kryerilindasit atehere me Avjonin qe sperkaste mushkonjat.
    Po perderisa gjeni akoma K..a qe ju besojne mire e keni.

  12. Paska ikur fare per lesh gjumashkryeministri , po shikon endra me tym, te shohim ne vazhdim c’endra do shikoje !

  13. Ilirian says:

    Per cmimin e maskave a more vesh te na e thuash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje