Europa apo Amerika, cili top-ekip mendoni se do të fitonte?

11 Maj 2020, 22:35Sport TEMA

Ngjarjet historike, të krijuara nga Julio Maldonado “Maldini” ditët e fundit kanë ngjallur shumë debate, shumë komente dhe, pse jo, ta themi, diskutime të çuditshme. Gazetari i njohur sportiv spanjoll zbuloi ekipet e tij ideale të të gjitha kohërave për Europën dhe Amerikën. Në secilin prej tyre ka shumë futbollistë, që kanë bërë epokë në këtë sport.

11-shja e Euopës ka si kokë drejtimi Zidane, Xavi dhe Iniesta. Në të nuk mungon as një legjendë kuqezi, Paolo Maldini. Ajo formohen si vijon: Casillas; Thuram, Beckenbauer, Sergio Ramos, Maldini; Eusebio, Charlton, George Best, Cruyff; Van Basten dhe Cristiano Ronaldo.

11-shja e Amerikës ka, po ashtu, shujmë yje në përbërje. Ky top-formacion historik i Amerikës do të përbëhej nga: Mazurkiewicz; Cafú, Elías Figueroa, Passarella, Roberto Carlos; Di Stéfano, Pelé, Maradona, Ronaldinho; Messi dhe Ronaldo.

Pasi të jeni njohur me të përzgjedhurit e “Maldini” në të dyja skuadrat e tij, ju lexues të “Telesport” mund të zgjidhni më të mirin, të tregoni se cila mund të fitonte: Europa apo Amerika.

Përballjet “kokë më kokë” të dy formacioneve do të ishin si më poshtë:

4 komente në “Europa apo Amerika, cili top-ekip mendoni se do të fitonte?”

  1. TIRONA says:

    Sorry,but Casillas was so far from Yashini!

  2. Xha says:

    Është si të krahasosh një ekip të kate gorise se dyte apo të tretë me një ekip të superliges, apo një ekip të serisë B (nga fundi I renditjes) me një ekip në krye të serisë A.

  3. Ilir says:

    Sa per te filluar, mungon Jashin ne porte, Pushkash pastaj… si mund te harrohet?! Futja kot… Amerika me 5 sulmues… Shko pirdhu “maldini” spanjoll!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje