Lajçak, kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

11 Maj 2020, 19:44Rajoni TEMA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se është kundër idesë për shkëmbim territoresh midis këtyre dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Lajçak tha se dialogu që udhëheq BE-ja, ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve përbën të kundërtën”, tha Lajçak.

Së voni, lidhur me këtë është deklaruar edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, duke vlerësuar se mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës është një çështje më pak e rëndësishme.

“Nuk mendoj se shkëmbimi i territoreve është problem. Mendoj se është një çështje dytësore”, ka thënë Varhelyi para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, më 7 maj.

Sipas tij, pozicioni i Bashkimit Evropian ka qenë gjithmonë i qartë, që do të thotë se gjëja më e rëndësishme është që dy vendet të bien dakord për një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët dhe që nuk përbën rrezik për vendet e tjera të rajonit.

Çështja e korrigjimit të mundshëm të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, me sa dihet, nuk ka qenë asnjëherë në tryezën e bisedimeve që ndërmjetëson BE-ja.

Kjo ide është shpërfaqur nga vetë presidentët e dy vendeve si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve, por ka hasur në reagime për dhe kundër.

2 komente në “Lajçak, kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”

  1. Kim été says:

    Nëse duhet shkëmbim, atëher dhe ne i kërkojm Sërbis dhe Maqedonis qytetet shqiptare.

  2. Olimpia says:

    Natyrisht hungarezi nuk eshte kunder shkembimeve te teritorit.Sepse ky akt hap kutine e Pandores.Hungaria realisht ka toka dhe popullsi te te humbura pas dy luftrave boterore si shtet i mundur,ne Sllovaki,Serbi,Rumani.Nderkohe Lajcak eshte kunder sepse Sllovakia ka perfituar toka dhe popullsi jo sllovake.Ky problema eshte pothuajse kudo ne Europe.Po shqiptaret….?Normalisht ne duhet te ishim dakord per shkembim te kufizuar,te barabarte,pa humbur natyrisht liqenin dhe Mitrovicen.Ky ndryshim kufijsh do te hapte mundesite legale per bashkimin e Shqiperise me Kosoven ,por edhe te tokave dhe popullsine shqiptare ne MV,Mal te Zi .Nderkohe qe per Camerine do te ishte e pamundur,ne se duhet te ruajme pjese te jugut te pretenduar nga greket.Por te gjitha keto ndryshime jane utopike ne Europen e sotme dhe ne se Thaci dhe Rama mendojne se politika e superfuqie eshte pro shqiptare dhe antiserbe,eshte nje idiotizem gjigand.Nderhyrja e NATOS ne Kosove ishte e pashmangeshme thjeshte per faktin tragjik qe shqiptaret etnike te coptuar ne 1913 nuk mund te jetonin me nen sllavet e Jugut kur vete keta nuk mund te jetonin bashke,edhe pse me gjuhe,kulture dhe origjine te njejte.Prandaj duhet te kete thjeshte nje marreveshje serbo kosovare per te njohur njeri tjetrin,pa shkebmyer asnje cm toke.Eshte e vetmja zgjidhje.Nderkohe ne se projekti i BE do te ece perpara,shqiptaret do te integrohen me njeri tjetrin pa patur nevoje per ndryshim kufijsh.Ne te kunderten …te presim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje