SKEMA/ Si funksionojnë grupet shqiptare: Të rinjtë merren me drogë në Holandë ose Angli, investojnë në Shqipëri. Rasti i Haxhi P.

11 Maj 2020, 21:14Kronika TEMA

Një rrjet shqiptar i drogës, i cili operonte në Geleen të Holandës duket se nuk e ka pasur shumë të vështirë për të pastruar milionat e fituara, pasi kanë vendosur që të investojnë në makina dhe në pasuri të paluajtshme. Grupi fitonte 1.8 milion euro në vit nga tre plantacione të mëdha kërpi në Limburg. Ata do të dalin para Gjykatës ditën e nesërme, ku edhe do të përballen me akuzat e tyre.

Makina të shtrenjta

Një prej anëtarëve të bandës, Haxhi P. ka si hobi të ngasi Mercedesin e tij të shtrenjtë në Shqipëri. Dhe nuk është i vetëm. Për një vend me të ardhura mesatare 300 euro për person, ka në qarkullim një numër shumë të madh makinash të shtrenjta. Shqipëria po sheh se numri i banorëve në vend po zvogëlohet çdo ditë e më shumë, por investimet në pasuritë e patundshme janë kanë shtuar.

Stadiumi i zbrazët i futbollit

Kryeqyteti i vendit,  Tirana është plot me ndërtesa të reja që nuk përdoren fare. Për shembull, një hotel luksoz në qendër mund të strehojë qindra të ftuar, por vetëm disa shtretër përdoren në ditë. Dhe stadiumi i ri kombëtar përdoret vetëm dy herë në muaj.

Përmes gishtërinjve

Sipas gazetarëve të terrenit  qeveria shqiptare po mbyll sytë ndaj pastrimit të parave në vend.

“Makinat, ndërtesat, të gjithë e dinë se ka diçka që nuk shkon. Kriminelët as nuk shqetësohen për të fshehur pasurinë e tyre. Ata e dinë që askush nuk mund t’iu bëjë atyre asgjë. Nëse është e nevojshme, ata thjesht japin ryshfet politikanëve,“- thotë gazetarja Klodiana Lala.

Gjashtë pushime në vit

Receta standarde për të fituar para është që të shkosh jashtë vendit, zakonisht në Itali, Angli dhe Holandë dhe të merresh me trafik droge. Fitimi investohet në Shqipëri. Për shembull Haxhi P., ka ardhur 6 herë në Shqipëri duke përdorur itinerare të ndryshme.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së në Shqipëri, ka pranuar se një fenomen i tillë ndodh në vend edhe pse ka një mekanizëm që merret për të luftuar pastrimin e parave të krimit.

“Nuk është e lehtë të fitosh para në Hollandë dhe të ndërtosh një ndërtesë të madhe këtu. Por unë duhet të pranoj se duket se po ndodh,”- tha Ibrahimi.

https://www.1limburg.nl/video-drugsmiljoenen-op-grote-schaal-witgewassen-albanie

4 komente në “SKEMA/ Si funksionojnë grupet shqiptare: Të rinjtë merren me drogë në Holandë ose Angli, investojnë në Shqipëri. Rasti i Haxhi P.”

  1. Prishtinali says:

    Artikull futja pordhes.

  2. shqip says:

    Burimi i lajmit qenka Klodiana Lala. Gezetare të peshtirosur, trafikantë të peshtirosur, në një vend ku pordha në Tepelenë dëgjohet deri në Kukës. Klodiana vetë punon në një nga mediat ( lavatriçet e parasë së krimit) .

  3. Aldo says:

    Me te degjuar e kam, qe Florida, dhe gati gjithe amerika eshte ndertuar me investime te tilla. Vancouveri eshte ndertuar po me keto lloj investimesh. Po vazhdoj me Hollande, Zvicer, etj,etj.

  4. Raqipi says:

    Kur merr per reference edhe Klodiana Lalane beji shurren ketij artikulli ku me siguri eshte shkruar ne ndonje fillim jave kur Luli eshte kthyer nga Holanda!Sa kom qesh me idotesira te tilla !Ore nje pyetje kisha kur Shqiperia eshte vend qe prodhohet dhe perdoret droga e shteti eshte bashkepunues me ta perse nuk vijne Holndezet ketu por shkojne shqipetaret atje!Apo mos eshte e kunderta!Hollanda eshte hambar i droges e i peroruesve ne Europen e çbashkuar!
    Ndersa sa per Klodin ajo eshte je bishe e klonuar nga doktormortja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje