Tjetër gafë tragjike e iranianëve: 19 viktima mes tyre në një stërvitje detare

11 Maj 2020, 22:45Bota TEMA

19 marinarë iranianë u vranë të dielën, dhe shumë të tjerë u plagosën në të ashtuquajturat zjarre stërvitore gjatë ushtrimeve ushtarake të marinës iraniane në Gjirin e Omanit, sipas raporteve jozyrtare të shkruara nga BBC.

Gazetarët vendas deklarojnë se fregata Jamaran e Gardës Revolucionare Irani testoi një predhë të re e cila goditi aksidentalisht anijen logjistike Konarak.

Ushtria iraniane konfirmoi për AFP se 19 ushtarë u vranë dhe të paktën 15 u plagosën nga ky gabim në një stërvitje detare. Ata e përshkruanin aksidentin pranë ngushticës së Hormuzit si një aksident.

Videot në mediat sociale tregojnë marinarët e plagosur që transportohen në spitale.

Ky gabim në shënjtestër i autoriteteve iraniane, vjen pas atij të muajve më parë, më saktë në Janar, ku gjatë një sulmi hakmarrës ndaj bazave amerikane në Irak pas vrasjes së gjeneral Qassam Soleimanit, u godit një areoplan civil ukrainas që sapo ngrihej nga areoporti i Teheranit. Pasoja: 162 jetëhumbje.

#breaking #Iran #navy Accident, Iranian destroyer reportedly opened fire on one of its own warships by accident pic.twitter.com/9XbzA0Zrke

— Hami Hamedi (@HamediHami) May 11, 2020

1 komente në “Tjetër gafë tragjike e iranianëve: 19 viktima mes tyre në një stërvitje detare”

  1. Shvejk says:

    E lexova me vemendje artikullin, me beri shume pershtypje profesionalizmi i gazetarit. Sidomos ajo pjesa ku thuhet se :Ata e pershkruanin aksidentin si aksident. Nga ana ime mendoj se gazetari te pakten meriton cmimin Pulitzer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje