Covid-19, shifra optimiste nga Italia: Rritet numri i të shëruarve, ja bilanci i 24 orët e fundit

12 Maj 2020, 18:36Bota TEMA

172 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Raportet e institucioneve shëndetësore flasin për një situatë në përmirësim dita-ditës.

Dy mijë e 432 persona kanë lënë ambientet spitalore dhe janë shëruar plotësisht.

Për fat të keq rreth 1 mijë të tjerë janë në terapi intensive.

Aktualisht, sa i përket atyre që janë aktivë me virusin, numërohen 81 mijë e 266 persona.

Ndërsa numri total i të infektuarve, që prej shpërthimit të pandemisë, është 221 mijë e 216.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje