DETAJET: E dinin të humbur prej gjashtë muajsh, 17 vjeçarja abuzohej nga daja i saj dhe e mbante të fshehur në Pogradec e Shkodër

12 Maj 2020, 17:43Politika TEMA

Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.

Për këto të dhëna, se bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Edmond Kolës dhe dënimin e tij me katër vite burgim. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini.

17-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.

Por në rast se i akuzuari nuk do të kishte vijuar ta përndiqte adoleshentet, kjo histori do mbahej e fshehtë dhe jashtë syrit të drejtësisë.

Adoleshentja shton më tej se kishte tentuar të vazhdonte jetën duke u regjistruar në një kurs parukerie, por daja i shkruante dhe dilte në rrugë duke i thënë hajde të ikim në Gjermani, se në Shqipëri na njohin.

Vetë i akuzuari e ka pranuar që pas largimit të mbesës nga shtëpia ishin fshehur në Pogradec dhe Shkodër. Por ai justifikohet me pretendimin se ka kryer marrëdhënie nën efektin e alkoolit.

5 komente në “DETAJET: E dinin të humbur prej gjashtë muajsh, 17 vjeçarja abuzohej nga daja i saj dhe e mbante të fshehur në Pogradec e Shkodër”

  1. Liri says:

    Degeneration.

  2. mar bitjia says:

    Popull monster. Vellai con motren prostitut,kusheriri shet kusheriren,babai perdhunon vajzen,dajua perdhunoi mbesen.As ne fiset e afrikes nuk ndoth kjo.

  3. Julian says:

    Nuk keni ndonjë artikull pozitiv ?

  4. Taulant says:

    Mar bijtjia.. ti je me monster se populli qe shan. Boll me pergjithesime debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje