Kryetarja e Komisionit të Sigurisë sqaron të vërtetën: Nuk thashë 'shalë' por 'qen'

12 Maj 2020, 13:33Politika TEMA

Ermonela Felaj sqaron të vërtetën e prapaskenave në Komisionin e Sigurisë.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, u bë virale në rrjet pasi u mendua se i është drejtuar një prej kolegeve të saj me frazën: ‘Na i nxirr çik shalën’.

Në fakt Felaj në video thotë ‘na e nxirr njëçikë qenin’ referuar kështu koleges së saj që ka një qen.

Felaj tregon për newsbomb se edhe këtë frazë e ka thënë teksa po bënin prova për lidhjen online.

Deputetja e PS, e cilëson këtë trajtim e deformim që iu bë fjalës së saj si banalitet e vulgaritet.

“Fjala që i thuhet dikujt, një kolegu pune, para fillimit të mbledhjes,  për të larguar qenin nga dhoma, që nuk e kupton njësoj si ju sigurisht, fillimin e një mbledhje, e transformuar me dashje , ne vë nëpah sa shurdhtësinë tuaj”, thotë Felaj e revoltuar.

Në fakt kushdo që e dëgjon me vëmendje në sekondën 0:57 e kupton që Felaj ka thënë “qënin” dhe jo “shalën”.

3 komente në “Kryetarja e Komisionit të Sigurisë sqaron të vërtetën: Nuk thashë ‘shalë’ por ‘qen’”

  1. Silva says:

    Haha haha,njeriu edhe munde te gaboj

  2. artiles says:

    O usta qima, po me ha vrima!
    PS: “Qima” ishte emri i qenit te ustait.

  3. Bukuroshja e Fjetur says:

    Sa ka ndryshuar kjo mer jahu…
    Kthejeni pak kaseten para ca vjetësh..
    E dobët, e rrudhur, e pa kuruar..
    Me atë zërin si rritëm breshke por tonalitet ngacmues..
    Kjo nuk njifet më merr jahu..
    Sa lekë i ke hudhur vetes o artiste.
    E të na e rruash o Rilindje si i ke rilindur ca..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje