FOTOT: Pas 55 vitesh martesë, koronavirusi ndan çiftin shqiptar që “mishëroi ëndrrën amerikane”

11 Maj 2020, 20:04Politika TEMA
FOTOT: Pas 55 vitesh martesë, koronavirusi ndan çiftin shqiptar

Që prej 8 majit, një hapësirë e posaçme i është kushtuar viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ku të afërm të tyre dërgojnë një histori të shkurtër për personat që kanë humbur betejën me Covid-19.

Mes tyre është edhe një grua 72-vjeçare shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer në CNN e bija e saj.

Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës. Më 1 prill 2020 fatkeqësisht Nagjija humbi jetën nga një arrest kardiak pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregon Liria. “Nuk kalonin kurrë asnjë ditë larg njëri-tjetrit”.

7 komente në “FOTOT: Pas 55 vitesh martesë, koronavirusi ndan çiftin shqiptar që “mishëroi ëndrrën amerikane””

  1. Henry says:

    U prehte ne paqe.

    Krishti qofte me te.

    1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

      po c’Krisht o rrot [email protected],nuk i shikon se jane arabe…………..!?

  2. Mandravellua says:

    U prehte ne paqe. E kujtofshin brezat.
    A eshte lajm per gazeete ky, apo jeni kthyer ne zyren nekrologjike te lagjes ???

  3. Çazim Çazimi says:

    ..po kjo ç’ishte!!!!! Zot na fal, po lajm është ky???!!!! Hap atë gazetën e shqiptarëve në Amerikë dhe publiko të gjithë lajmet e vdekje të gjithë bashkatdhetarëve!!!!!!!!!!!!
    Është rënduar situata…..thatësirë e madhe

  4. zoro says:

    po keta jane araber mor c shqiptare thoni

  5. Dixhiderrisha says:

    Mos e kishe llafin për ëndrrën iraniane?!

  6. Henry says:

    O gazete e Meros, ku eshte komenti im?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje